Categories Lajme

Rruga Delvinë-Kardhiq, Gjirokastra e Saranda në ofertë të përbashkët turistike

Puna për ndërtimin e rrugës së re kombëtare Delvinë-Kardhiq që do të ketë një ndikim të madh në ekonomi dhe turizmin në zonë. Rruga do të shkurtojë distancat Tiranë-Sarandë me vetëm 3 orë si dhe do të kthejë qytetin e Gjirokastrës dhe Sarandës në një ofertë të përbashkët turistike.

Punimet për ndërtimin e rrugës Kardhiq–Delvinë, në jug të vendit, 14.5 km e gjatë, me vlerë investimi nga buxheti i shtetit 7.8 miliardë lekë nisën në 30 shtator.

ARRSH fillimisht ka lidhur kontratën e supervizimit,  (kontrollit) që në muajin korrik të këtij viti dhe e ka parë projektin nga e para, duke ndërmarrë të gjitha ndryshimet e duhura sipas rregullave ligjore, për të realizuar një investimi bashkëkohorë dhe sipas standardeve më të mira.

Segmenti shtrihet në një terren të vështirë kodrinor ndaj puna për realizimin e këtij projekti ka marrë angazhimin maksimal të specialistëve të fushës për të bërë një rrugë sipas të gjitha standardeve.

Sipas projektit,  segmenti i parë përfshin punimet nga Kardhiqi deri në hyrje të tunelit , pastaj nga fundi i tunelit dhe deri ku bashkohen dy lotet e tjerë. Bëhet fjalë për  një rruge të kategorisë 2 me të gjithë elementët përbërës, me të gjitha standardet, ka 5 vepra të madha arti, ura dhe është një projekt i cili do të shoqërohet vitin që vjen me projektin e ri që do të bëjë ARRSH për tunelin dhe për segmentin fundor nga Shijani deri në urën e Gajdarit prej 6 km, për ta mbyllur me buxhetin e vitit që vjen të gjithë segmentin Kardhiq-Delvinë./atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat 39-vjeçarit turk, sherri i nisur në Turqi përfundoi me plumba në Tiranë

Një sherr që ka nisur që në Turqi dyshohet të jetë shkaku i atentatit të…

LEXO ME SHUME