Categories Lajme

Rusia forcon ushtrinë serbe, Vuçiç: Sikur të kishim S-400 askush s’do të fluturonte mbi Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka shprehur falenderime dhe mirënjohje të madhe për Federatën Ruse dhe presidentin e saj Vladimir Putin për dërgimin e 10 automjeteve të blinduara BRDM-2, mjete këto të sofistikuara për stërvitje të përbashkët për mbrojtjen ajrore. Këto falenderime, Vuçiç i bëri gjatë një vizite në një aeroport ushtarak në Beograd. Gjatë fjalës së tij, Vuçiç theksoi se këto mjete ushtarake ishin modeli më i ri që Rusia kishte modernizuar.

“Këto automjete ushtarake janë të rëndësishme për ruajtjen e integritetit tonë territorial dhe kanë një efekt parandalues. Ne nuk kemi ndonjë plan pushtues. Po flasim për sisteme fantastike. Sikur të kishin S-400 askush s’do guxonte të fluturonte mbi Serbi”, tha Vuçiç në një intervistë me anëtarët e Ushtrisë së Serbisë në Nish, gjatë prezantimit të automjeteve të reja BRDM-2, shkruan media serbe rts.rs. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë bëri të ditur se sistemet e saj raketore S-400 dhe Pantsir-S po marrin pjesë në stërvitje të përbashkëta me forcat serbe në Serbi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sarandë Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME