Categories Lajme

Rusia: Nëse Ukraina furnizohet me avionë F-16, do të ketë rreziqe kolosale për Perëndimin

Shtetet perëndimore do të përballen me rreziqe kolosale nëse furnizojnë Ukrainën me avionët e luftës F-16. Nuk ka vonuar paralajmërimi i Rusisë, pas njoftimit të shteteve të bashkuara se do të lejojnë aleatët të dërgojnë në Ukrainë avionët e avancuar, të prodhuara në Amerikë. Është zv. ministri i Jashtëm Aleksander Grushko, qecitohet të ketë bërë një deklaratë të tillë nga agjencia e lajmeve Tass.

“Po shohim se vendet perëndimore vazhdojë ti qëndrojnë skenarit të përshkallëzimi. Por kjo do të shoqerohet me rreziqe kolosale për to”, thotë Grushko.

Ai shton se një qasje e tillë do të merret në konsideratë, dhe se Moska i ka të gjitha mjetet për të arritur qëllimet e veta. Biden i njoftoi aleatët e G7 lidhur me vendimin për avionët, gjatë samitit që po mbahet në Hiroshima, siç bëri të ditur, këshilltari për sigurinë, Jake Sullivan.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e cilësoi si historik vendimin, teksa mbërriti në Japoni për t’iu bashkuar fizikisht samitit të rëndësishëm. Ai tha se paqja ishte tani më e afërt. Zelensky u prit me përqafime nga kryeministri britanik Rishi Sunak, e liderë të tjerë të vendeve më me ndikim.

”Ja dole”, i tha Sunak, i cili e ka takuar Zelenskin edhe gjatë turit të tij europian, javën e kaluar.

Presidenti ukrainas, u takua për herë të parë që prej shpërthimit të luftës, me kryeministrin indian Narendra Modi, që siç tha e kishte siguruar se do të bënte gjithçka për të gjetur një zgjidhje për luftën në Ukrainë. Nga krerët e 7 ekonomive më të mëdha ai mori garancinë se do të mbështesin Ukrainën për sa kohë që të jetë e nevojshme për të përballuar agresionin rus.Në deklaratën finale ata i bëjnë gjithashtu thirrje Kinës të ushtrojë presion tek Rusia për tërheqjen e menjëhershme dhe të pakushtëzuar të trupave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Automjeti përfshihet nga flakët në Novoselë, policia nis hetimet

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Novoselës, pranë autostradës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me shkarkesa elektrike

Ditën e sotme (31 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga qelia ish-drejtori i burgut të Durrësit!

Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-drejtorin e burgut të Durrësit Indrit Cerloj, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër\ Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh

Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh, i cili funksionon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Nafta falas…”/ Nga hapja e IPARD te mbështetja për fermerët dhe dëmshpërblimet, ministri Salla shpjegon ndryshimin e skemës së re

Ministri i Bujqësisë Andis Salla, ka shpjeguar sot skemën e re mbështetëse për bujqit dhe…

LEXO ME SHUME