Categories Lajme

Sa u kushtoi izolimi familjeve shqiptare, ja shifrat

Masat shtrënguese për parandalimin u kushtuan shtrenjtë shumë familjeve shqiptare. Rezultati vjen nga një studim i ekspertes për ekonominë Dorela Beqaj, që analizon nëse në vendin tonë do të mund të aplikohej një sistem gjurmimi i popullatës, i ngjashëm me atë të zbatuar në Korenë e Jugut. Avantazhi i një aplikacioni celular të tillë do të mund të zbulonte me shpejtësi të gjithë kontaktet potenciale të të infektuarve me koronavirus.

Në anketën me 315 të intervistuar, shqiptarë që jetojnë brenda dhe jashtë vendit, pjesa më e madhe zgjodhi karantinimin përkundrejt aksesit të qeverisë mbi të dhënat personale. Studimi zbuloi një lidhje direkte midis të ardhurave dhe kursimeve të individëve dhe gatishmërisë për të aplikuar këtë zgjidhje alternative. Shtresat më të varfra, ato që kishin pasur rënie të të ardhurave dhe që nuk kishin mjaftueshëm kursime për të përballuar efektet e karantinës, zgjodhën të përdornin gjurmimin.

Pyetësori zbuloi gjithashtu që shqiptarët i druhen shpërthimit të një epidemie tjetër në të ardhmen dhe janë dakord me marrjen e masave për parandalimin e tyre, si shtrëngimi i kontrolleve për fluturimet ajrore, por pa reduktuar udhëtimet e pasagjerëve midis shteteve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME