Ish kryeministri Sali Berisha ka qenë mbrëmjen e së premtes i ftuar në emisionin e Arjan Çanit. Aty ka thënë se ndiehet si 50 vjeç, jo si 75, pasi sipas tij, ai kalitet çdo ditë.
Arian Çani: Doktor Berisha, një 75- vjeçar si ty, ai i thotë vetes pas 8–orësh në zyrën e tij, mbahu doktor?
Sali Berisha: Më vjen keq që e lashë zyrën. E mbyll me keqardhje. Arian Çani: Doktor një 75-vjeçar si ty, a ka filluar ta shohë veten si pacient?
Sali Berisha: Në rast se do kisha probleme do e shihja, por problemi im është ky: Unë mund të ndihem në këtë përvjetor të paktën në të njëjtën parametra fizikë dhe psikologjikë të 20 viteve më parë. Unë kam një sekret dhe do ia them gjithë botës.
Arian Çani: Ma thuaj! Sali Berisha: Sekreti im është kalitja. Unë gjithë jetës i kam besuar kalitjes.
Arian Çani: Kalitja domethënë.. stërvitjes? Sali Berisha: Domethënë… Po, stërvitja.
Arian Çani: A dakord. Jetës së shëndoshë, domethënë ecjes, jetës pa vese.
Sali Berisha: Në tërësi, sigurisht unë nuk jam njeriu abuziv në gjëra, por kalitja është sekreti. Unë sot të garantoj ngjit katin e katërt, jo me më shumë lodhje seç ngjisja katin e dytë në kryeministri. Kështu unë kam shumë arsye të falenderoj zotin në këtë 75-vjetor.
Arian Çani: Pse thua katin e katërt doktor? Sali Berisha: Se aty banoj. Arian Çani: Në kat të katërt? Nuk ngjitesh me ashensor?
Sali Berisha: Nuk marr ashensor. Arian Çani: Asnjëherë? Sali Berisha: Ndonjëherë ndodh, por si rregull jo.
Arian Çani: Mendova se ishte klaustrofobi. Sali Berisha: Jo në asnjë mënyrë! Por respektoj shkallën. Shkalla është një gjë që e ndihmon njeriun shumë.
Arian Çani: Doktor, një 75- vjeçar si puna jote, a mundohet ti ndreqë gabimet që ka bërë në politikë?
Sali Berisha: Por kur është jashtë politike, ai nuk ka sesi të merret me të shkuarën e tij. Arian Çani: Doktor, një 75- vjeçar si ty, a pendohet që e la mandatin sa herë që dëgjon në parlament fjalimet e Majlinda Halilaj dhe Rudina Hajdarit?
Sali Berisha: Ai është një vendim kolektiv. Por si njeri që jam betuar të qëndroj me PD gjersa dhe antari i fundit të jetë aty, harroje të kem keqardhje për veprimet që bën PD.
Arian Çani: Doktor, a mendon se kjo moshë ka avantazhet e saj, të paktën e bën gjumin e qetë pas kritikave të shumta, se PD është në gjumë? Sali Berisha: PD nuk është në gjumë. Arian Çani: Fjala që bie..
Sali Berisha: Por ke kapur një moment që prapë s’nuk… Arian, aleati më i madh në jetën time ka qenë është dhe mbetet gjumi. Ndonjëherë më shkon mendja se ka dhe veti shëruese. Në kuptimin e asaj që akumulon gjithë atë lodhje dhe nuk besoj se mund të ketë gjë më çlodhëse për Sali Berishën se gjumi.
Arian Çani: Gjumin e bën të plotë doktor? Sali Berisha: Top! Arian Çani: Po unë si ka mundësi që nuk fle dot më shumë se 4- 5 orë?
Sali Berisha: Jo nuk humbas gjumin unë… Arian Çani: E kam fjalën bën më shumë se 6 orë gjumë natën? Sali Berisha: 6 orë, 6 orë e gjysëm Arian Çani: Jo më pak?
Sali Berisha: Problemi im është ky. Normalisht bëj 6 orë deri në 7 orë por edhe po të bëj 3 orë, unë nuk jam ai që zgjohem në mëngjes me uffe por zgjohem i freskët, sikur kam bërë 6 orë.
Arian Çani: Janë të thella? Sali Berisha: Jo. Prit. Bëj trajtim pozitiv, mendim pozitiv. Arian Çani: Mos më thuaj ke filluar jogën?
Sali Berisha: Joga nuk bëj. Ose sjell në mendje, kaloj në film momente pozitive ose marr lexoj, hap ipad dhe lexoj gjëra, kuriozitete.
Arian Çani: Domethënë kjo është terapi e mirë? Sali Berisha: Shumë e mirë!
Arian Çani: Doktor, një 75-vjeçar si ty, a thotë me vete, ditët po më duken njësoj me piktorin, po çtë bëj unë jam e vetmja opozitë që ai ka?
Sali Berisha: Jo ka një opozitë të fuqishme, që është mazhorancë sot në shqiptarët. Kurse angazhimi im është sepse arrij në përfundimin sidomos me zhvillimet e fundit, se ai është një monstër e vërtetë kombëtare me të këqijat që i ka bërë Shqipërisë.
Arian Çani: Doktor do flasim për atë pjesë, por dua ta fillloj me relaks emisionin. Sali Berisha: Relaks është dhe kjo nuk e thashë me tension. Arian Çani: Doktor, një 75-vjeçar si ty, a beson se vendin tënd të opozitarit do ta zej piktori?
Sali Berisha: Jo, ai nuk e zë kurrë vendin e opozitarit, ai do përfundojë në atë që quhet koshi i plehrave të historisë. E ka përgatitur vendin e tij ai.
Arian Çani: Doktor, një 75-vjeçar si ty, a duhet të zemërohet me liderët europianë pas jo-së që na dhanë kësaj rradhe?
Sali Berisha: Ka qenë padiskutim, ndoshta lajmi më i trishtuar i karrierës sime politike. Por unë jam i zemëruar, mbi të gjitha me shkaktarin e kësaj jo-je të tmerrshme për Shqipërinë. Ky shkaktar është Edvin mafia.
Arian Çani: Doktor, a duhet ti gëzohesh faktit, se më në fund piktori e ndërroi parrullën: nga fajin e ka doktori, tani thotë fajin e ka Macroni. Nuk e thotë, po e la të kuptohet..
Sali Berisha: E la të kuptohet.. Arian Çani: Jo ai, po njerëzit e tij.. Sali Berisha: Ai e la të kuptohet, por tërhiqet. Atë nuk e vazhdon dot gjatë ai, se Macroni nuk është Sali Berisha.
Arian Çani: Edhe pse duhet thënë se Macroni nuk është ndonjë peshë e rëndë shumë ë .. Është thua doktor?
Sali Berisha: Peshë e lehtë nuk është ai për Europën, është peshë e rëndë. Arian Çani: Një 75- vjeçar si ty, çfarë mëkati ka bërë në rininë e hershme e themi dot sot? Sali Berisha: Se them dot sot sepse janë të shumta. Mëkatet e njeriut janë të përditshme. Arian Çani: A të them një unë?Sali Berisha: Urdhëro!
Arian Çani: A është e vërtetë doktor, gojët e liga thonë që ti për arsye që nuk vareshin nga ty, për arsye objektive, në fakt je pak më shumë se 75- vjeç, por e ke ndërruar kur ishe i ri për arsye që të kapje shkollën?
Sali Berisha: Kurrë! Arian Çani: Është mosha jote e saktë 75?
Sali Berisha: Mosha ime është fiks kjo, por ka qenë një regjistrim i gabuar në gjendjen civile, çështje 3 muajsh.
Arian Çani: Ditëlindja jote, cila është?Sali Berisha: Fiks 15 tetori. Arian Çani: Një 75- vjeçar si ty, a ka në plan të shkojë në pushime afatgjata me Lilin?
Sali Berisha: Nuk e përjashtoj mundësinë, por unë verës pushoj në Gjirin e Lalzit. Dhe të them të vërtetën, nuk jam njeriu i apasionuar pas ushëtimeve turistike. Jo nuk më pëlqejnë.
Arian Çani: Doktor, një 75-vjeçar si ty, a ka filluar të sillet pak zevzek me të afërmit?Sali Berisha: Përkundrazi!Arian Çani: Je bërë më i dashur? Sali Berisha: Domethënë, kam një mirënjohje më të madhe për atë që më ofrojnë ata.