Categories Lajme

Sekuestrohen 3.5 kilogramë kokainë ‘shqiptare’ në Brindisi, në pranga 4 persona

Policia italiane ka goditur një tjetër rast të trafikimit të drogave të forta, këtë herë në zonën e Brindisit. Si pasojë e këtij operacioni kanë përfunduar në pranda katër persona, përkatësisht, Tiziano Di Gioia, Andrea Di Gioia, Rocco Panettieri dhe Giuseppe De Falco.

Ndërkohë, është lëshuar urdhër – arresti edhe për 21 persona të tjerë të dyshuar në këtë trafik, ndërsa gjatë aksionit në fjalë janë sekuestruar 3.5 kg kokainë, 2 armë gjahu dhe një shumë e madhe parash.

Sipas mediave italiane, grupi kriminal furnizohej me kokainë kryesisht nga Shqipëria, ndërsa dorëzimi i drogës bëhej në një zonë e pashfrytëzuar, me kamionë të ardhur nga jashtë.

Hetimet kanë nisur që në shkurt të vitit 2019 nga Prokuroria e Brindisit dhe se dyshohet se në krye të organizatës ishin dy persona nga Tuturano.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Makina përfshihet nga flakët gjatë lëvizjes, bllokohet rruga në zonën e Ujit të Ftohtë

Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në zonën e Ujit të Ftohtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Burg përjetë për Ardjan dhe Florenc Çapjan! Vranë babë e bir në vitin 2012

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burg përjetë për Ardjan dhe Florenc Çapja.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, humb jetën 65-vjeçarja pas përplasjes nga makina

Një grua ka humbur jetën ditën e sotme pasi është përplasur nga makina. Bëhet me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Familja shqiptare e shuar në Itali, flasin të afërmit: I nisëm fëmijët me duart tona, na u kthyen me arkivol

Fshati Gryksh i Madh i Peqinit është zhytur në zi pas tragjedisë së rëndë që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, shtetasi përplaset fizikisht me gazetarin gjatë protestës, shoqërohet në komisariat

Vlorë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë…

LEXO ME SHUME