Categories Lajme

Sekuestrohen rreth 1500 veshje sportive në Mirditë, 44-vjeçari nuk dispononte faturë tatimore

Një 44-vjeçar F.Ll., banues në Tiranë është proceduar penalisht për “Fshehje të të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave”.

Ky shtetas në afërsi të Mirditës u ndalua nga policia. Në mjetin e tij tip “Benz” u gjetën 1563 veshje sportive, për të cilat 44-vjeçari nuk dispononte dokument origjine dhe as faturë tatimore.

Policia e sekuestroi mallin, ndërsa vlera e tij është rreth 2 000 000 lekë.

Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Goditet një rast i shkeljes së pronësisë industriale për shkak se transportonte veshje të firmave të ndryshme, pa deklaratat e origjinave si dhe pa fatura tatimore përkatëse.
Sekuestrohen 1563 artikuj veshje sportive me vlerë totale rreth 2 000 000 lekë, proçedohet penalisht poseduesi i tyre.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare kanë referuar materialet hetimore në Prokurori për fillimim e proçedimit penal ndaj shtetasit F. Ll., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”.
Ky shtetas, në fshatin Rrasfik, Mirditë, në rrugë, është konstatuar dhe ndaluar nga shërbimet e Policisë me automjetin e tij tip “Benz”, ku pas kontrollit të mjetit iu gjetën 1563 pako me veshje të firmave të ndryshme, për të cilat nuk dispononte asnjë dokument mbi origjinën e tyre si dhe as faturë tatimore përkatëse. Vlera totale e mallrave të sekuestruar është rreth 2 000 000 lekë të reja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME