Categories Lajme

Serbia nuk tërhiqet nga kërkesa për të blerë Telekom Albania

Telekomi serb ka ende shpresa se do të gjejë ende treg në Shqipëri. Oferta e tyre nuk ka marrë përgjigje zyrtare pavarësisht kundërshtive dhe deklarimit të vet Kryeministrit, Edi Rama.

Rasim Lajiç, ministër i Telekomunikacionit në Serbi, thotë se blerja e Telekomit shqiptar nuk është asnjë lloj kërcënimi apo brenge për sigurinë e askujt.

‘Ende nuk e dimë epilogun përveç deklaratës së Ramës që është për t’u habitur pasi në këtë epokë të tregtisë së lirë prej kohësh nuk kam dëgjuar që nga një pozitë e tillë, në këtë mënyrë, të eliminohet një blerës potencial. Nuk mund të shkohet me argumente politike kundër, por në bazë të ofertës dhe besoj se vetëm në këtë mënyrë mund të refuzohet’.

Interesi është për treg të përbashkët, thotë ministri serb, sipas të cilit kjo nuk tregohet me mbrojtje apo refuzime.

‘Ne apelojmë që faktorët ekonomikë dhe oferta konkrete të vendos për këtë dhe jo faktorët politik. Kjo çështje është e komplikuar pasi telekomi shqiptar nuk është pronë e qeverisë por e Deutche Telekom që e shet këtë kompani. Nuk shoh arsye që kjo të ndalohet, përveç arsyeve politike, por kjo nuk është mirë për rajonin pasi edhe BE insiston në një treg të përbashkët në kuadër të procesit të Berlinit’.

Kompanitë serbe janë të interesuar për të ndërtuar hotele në bregdetin shqiptar dhe biznese të tjera që mund të rrisin shkëmbimin tregtar. Vlerëson se bashkëpunimi është i rëndësishëm për rritjen ekonomike në tregje të vogla.

Telekomi serb ka bërë ofertën e saj dhe ende pret përgjigje. Ministri thotë se partneriteti dhe jo armiqësia është mundësia e vetme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat 39-vjeçarit turk, sherri i nisur në Turqi përfundoi me plumba në Tiranë

Një sherr që ka nisur që në Turqi dyshohet të jetë shkaku i atentatit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Sot, në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ditën në punë dhe natën pjesë e rrjetit të trafikut të kokainës, arrestohet shqiptari në Itali! I gjenden kokainë, municione dhe kanabis

Një operacion i Karabinierëve në Calcinato në Itali, çoi në arrestimin e një 48-vjeçari shqiptar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ 47-vjeçarja shqiptare humb jetën pas diagnozës së gabuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një 47-vjeçare shqiptare ka humbur jetën si pasjë…

LEXO ME SHUME