Categories Lajme

Sezoni Turistik/ Mblidhet Task Forca dhe Komiteti i Menaxhimit, Kumbaro: S’do të ketë operatorë lundrimi pa certifikim

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka mbledhur Task-Forcën dhe Komitetin e Menaxhimit të Sezonit Turistik. Kumbaro u shpreh se të dhënat e tre muajve të parë të këtij viti, që tregojnë për një rritje 59% të vizitorëve të huaj krahasuar me vitin e kaluar, paralajmërojnë për një fluks turistësh gjatë pikut të sezonit veror.

“Kemi përmbyllur aplikimin për menaxhimin e parcelave të plazheve, dhe aktualisht jemi në procesin e përmbylljes së kontratave. E kemi nisur këtë proces që në vitin 2022, gjë që na jep siguri për një menaxhim më të mirë të sezonit veror”, u shpreh Kumbaro.

Ministrja vuri theksin në dy aplikime shumë të rëndësishme që janë në proces.

“Së pari, janë hapur aplikimet për certifikimin e operatorëve turistikë detarë. Të gjitha subjektet që ofrojnë atraksione lundrimi, që nga skafet, motorët e ujit, apo çdo mjet që lidhet me sportet ujore, duhet të certifikohet, pasi në të kundërt nuk do të lejohet nga Policia e Kufirit të ushtrojë veprimtarinë.

Nga ana tjetër, vijojnë të jenë të hapura aplikimet pranë Agjencisë Kombëtare të Bregdetit për stacionet sezonale të ankorim/bregëzimit. Janë përcaktuar pikat e mundshme në çdo bashki bregujore, me qëllim që çdo mjet detar turistik ta ketë të përcaktuar korridorin e lëvizjes dhe vendin e qëndrimit. Është shumë e rëndësishme t’i shpërndajmë këto informacione me të gjitha kanalet e komunikimit që kemi sipas institucioneve”, tha Kumbaro.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit tha se me praktikën pozitive të vitit të kaluar, këtë vit do të jenë gjashtë bashki që do të mbështeten me operator shtesë pastrimi për vijën bregdetare, ku Durrësit, Kavajës, Sarandës, Himarës i shtohen edhe Vlora e Rrogozhina. Ndërkohë theksin Kumbaro e vuri edhe tek detyrimi që kanë subjektet të cilat menaxhojnë parcelat e plazheve për kontraktimin e vrojtuesve.

Mbledhja e Task Forcës së turizmit dhe Komitetit të Menaxhimit të Sezonit Turistik erdhi pas vendimit të Këshillit të Ministrave që miratoi projektligjin “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis”, i cili pritet të votohet së shpejti në Parlament. Kumbaro kërkoi bashkëpunimin dhe gatishmërinë e të gjitha institucioneve, duke nisur nga bashkitë, te Policia e Shtetit, Emergjencat Civile, Ministria e Shëndetësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Autoriteti i Kontrollit Ushqimor e më gjerë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME