Categories Lajme, Turizëm

Sezoni turistik? Thirrja: Qëndroni në vendlindje, Shqipëria është e mrekullueshme

Sezoni veror do të ketë por me super masa dhe rregulla. Por si e shohin hotelet luksoze këtë situatë? Dy administrator hotelesh në zonën e Golemit, tregojnë se çfarë presin këtë sezon. Është e qartë që këtë vit sezoni turistik ka pësuar një traumë të fortë në të gjithë botën dhe jo vetëm në Shqipëri. Hotelet tuaj janë më të preferuarit për të gjithë turistët, si qëndron situata me rezervimet?

Muhamed Kurmeni: Ka kohë që flitet për turizmin dhe siç e dini në të gjithë globin industria ka pësuar një rënie drastike, e pa pritshme për të gjithë. Duke pasur parasysh që industria e turizmit punëson një numër të madh njerëzit kjo ka bërë që të jetë një ndër më të goditurat. Ne patëm edhe tërmetin që e uli rritjen e shitjeve për vitin 2020 ndërsa Koronavirusi e paralizoi të gjithë industrinë. Rezervimet janë anuluar të gjitha. Nuk e di se sa do të shkojë kjo situatë.

Aktualisht hotelet tuaja janë në funksion pasi janë përdorur për të strehuar familjet që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, çfarë po ndodh në kushtet e karantinës? Fatos Cerenishti: Aktualisht hotelet në të gjithë Shqipërinë janë në pritje të turistëve, i kanë marrë të gjitha masat. Nëse do të kemi turistë apo nuk do të kemi këtë verë është gjë tjetër, por strukturat janë gati. A do të hapen çadrat në kushtet që janë anuluar rezervimet?

Kurmeni: Besoj që hotelet do të hapen, por problemi është a do të kemi turistë vendas apo të huaj. Besoj se na duhet edhe pak ditë që ta presim se si do të shkojnë bashkëpunimet mes shteteve dhe çfarë vendimesh do të merren për hapjen e kufijve dhe ajo do të jetë rregullorja që do të bëhet strikte. Hoteleria është gati që të presë njerëz. U bëjmë thirrje vendasve meqenëse janë mbyllur edhe kufijtë që t’i kalojë pushimet në Shqipëri, besoj se Ballkani do të hapet. A janë marrë masat për distancimin?

Kurmeni: Koncepti jonë ekziston për masat, por po presim vendimin e qeverisë që të jemi të gjithë në një strukturë dhe me parametra normale. E dimë që stafet do të jenë me doreza dhe maska dhe shërbimi nuk do jetë si në kohët e shkuara. Pse shqiptarët mendojnë se duhet të pushojnë jashtë? Cerenishti: Akoma shqiptarët nuk e njohin vendi, hotelet FAFA them se është një nga hotelet me standarde në Shqipëri sepse vlerësohet shumë nga turistët nordik, çekë dhe polakë. Shqiptarët nuk i njohin akoma sepse nuk kanë ardhur tek hotelet tona. /Top Channel/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë vëllai i Arben Isarajt, ish-drejtorit të Transportit Rrugor

Është gjetur i pajetë Altin Isaraj, vëllai i Arben Isarajt ish-drejtorit të Transportit Rrugor, raporton…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina dhe Celim, rehabilitojnë lulishten Marigo Pozio në qytetin e Vlorës

Qytetarët e Vlorës do të kenë tashmë një hapësirë publike tërësisht funksionale për t’u argëtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Si parashikohet moti në mbyllje të 2024 dhe në nisje të vitit të ri?

Nga dita e hënë deri ditën e enjte moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i së dielës! Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Sipas horoskopit e nesërmja do të jetë një ditë plot zjarr në sajë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ishte nisur nga Hamburgu për në Prishtinë, avioni me 155 pasagjerë bën ulje emergjente në Beograd

Një avion që ishte nisur nga Hamburgu i Gjermanisë për në Prishtinë, ka bërë një…

LEXO ME SHUME