Categories Bota, Lajme

SHBA, bllokadë historike e qeverisë, 800 mijë punonjës të papaguar

Paralizimi i pjesshëm i qeverisë federale amerikane ka hyrë në histori si më e gjata ndonjëherë, e ky rekord ndoshta do të përforcohet duke mos pasur një fund të ngërçit politik në horizont.

Kjo e shtunë ka shënuar ditën e 22-të të mbylljes së qeverisë, duke tejkaluar kështu rekordin e mëparshëm prej 21 ditësh të paralizimit të qeverisë në vitet 1995-1996, kohë kur Shtëpinë e Bardhë e drejtonte Bill Clinton.

Presidenti Donald Trump refuzon të miratojë buxhetin, për sa kohë që në të nuk përfshihen fondet për ngritjen e një muri në kufirin me Meksikën, por demokratët kanë refuzuar gjithashtu kërkesën e tij për fondin prej 5.7 miliardë dollarësh.

Rreth një e katërta e qeverisë federale është ende jofunksionale derisa të rakordohet një plan shpenzimesh, duke lënë kështu rreth 800 mijë punonjës të papaguar.

Të premten, punonjës të shumtë, përfshi gardianë burgjesh, staf aeroportesh apo agjentë të FBI-së, humbën pagat e para të këtij viti.

Megjithatë, presidenti Trump ka sheshuar spekulimet sipas të cilave ai pritet të deklarojë emergjencën kombëtare në mënyrë që të anashkalojë Kongresin dhe të marrë paratë që i nevojiten. Muri i propozuar prej tij ishte një prej zotimeve kryesore gjatë fushatës presidenciale.

Ai e përshkroi një deklarim të mundshëm të emergjencës si një “rrugëdalje e lehtë”, por tha se do të preferonte që problemin ta zgjidhte Kongresi. “Por, nëse ata nuk munden…atëherë unë do të deklaroj emergjencën kombëtare. Kam të drejta absolute për ta bërë këtë”, paralajmëroi ai. Gjithsesi, demokratët duket se do të ndërmarrin menjëherë nisma ligjore kundër Trumpit, nëse ai e bën një lëvizje të tillë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat 39-vjeçarit turk, sherri i nisur në Turqi përfundoi me plumba në Tiranë

Një sherr që ka nisur që në Turqi dyshohet të jetë shkaku i atentatit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Sot, në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ditën në punë dhe natën pjesë e rrjetit të trafikut të kokainës, arrestohet shqiptari në Itali! I gjenden kokainë, municione dhe kanabis

Një operacion i Karabinierëve në Calcinato në Itali, çoi në arrestimin e një 48-vjeçari shqiptar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ 47-vjeçarja shqiptare humb jetën pas diagnozës së gabuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një 47-vjeçare shqiptare ka humbur jetën si pasjë…

LEXO ME SHUME