Categories Lajme

Shënohen 14 raste të reja me Covid-19

Ulet numri i të infektuarve duke shkuar në 14 raste të reja me Covid-19 pas shifrës rekord me 34 të infektuar ditën e djeshme.

Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik tha se “Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 264 persona të dyshuar me COVID-19.  Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID19. Deri në këto momente janë testuar 7279 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 726 raste.”

Kështu numri total i personave të infektuar në vend shkon në 726.

Ndërkohë, Kruja vazhdon të shënojë raste të reja, duke regjistruar 9 të tilla sot, ku një prej të cilëve vjen nga institucioni i vuajtjes së dënimit.

Rastet më të shumta nga Kruja – Rezulton se në Krujë janë zbuluar 9 raste të reja, 4 raste pozitive janë në Tiranë, mes të cilëve një dhe 1 rast i ri është në Shkodër.

Të shëruarit – Gjatë 24 orëve të fundit, 7 pacientë të tjerë, të gjithë nga Shkodra, i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 410.

Rastet aktive – Aktualisht në vendin tonë 288 janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.

Të vdekurit – Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient 60-vjeçar në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi, i konfirmuar me COVID19, i shtruar prej dy javësh në reanimacion, i cili vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese. Deri sot, 28 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Në spital – Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 30 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavion.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 36 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Krujë, Tiranë, Shkodër. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

Bashkia Të prekur Të shëruar
Tiranë 293 183
Shkodër 104 55
Krujë 92 7
Durrës 42 36
Fier 37 27
Kurbin 31
Korçë 19 18
Elbasan 18 15
Kukës 18 10
Lezhë 14 14
Has 14 12
Kavajë 9 8
Lushnje 7 4
Vlorë 5 4
Pukë 5 4
Mirditë 5 3
Rrogozhinë 4 4
Tropojë 4 4
Berat 3 2
Mallakastër 1
Mat 1

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat e vendosura si e vetmja armë që kemi në dorë për të frenuar përhapjen e infeksionit.

Në kushtet e lehtësimit të disa masave është shumë e rëndësishme të zbatohen me përpikëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kokaina në lëkurë gjedhi, Apeli i GJKKO lë në burg 10 të arrestuarit

Apeli i GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për 10 anëtarët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 28-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi këta…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Grabitën argjendarinë dhe morën bizhuteri me vlerë 300 mijë euro, arrestohet “skifteri” shqiptar në Itali

Një shqiptar u arrestua me akuzën se kishte grabitur një dyqan argjendarie në via Por…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Murtaja Afrikane e Derrave, identifikohen 21 derra të ngordhur në zonën e Ishull-Lezhës

Murtaja Afrikane e Derrave është identifikuar në zonën e Ishull-Lezhës, ku deri më tani janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 28 Dhjetor 2024

Dashi Dielli do ju furnizojë me energji gjatë kësaj dite, e cila do të jetë…

LEXO ME SHUME