Categories Lajme

Shërbimi taksi brenda qytetit nga nesër i lejuar, protokolli i masave higjieno-sanitare

Nga nesër do të jetë i lejuar shërbimi taksi brenda qytetit. Në platformën e-Albania është publikuar protokolli i masave higjieno-sanitare që duhet zbatuar për të frenuar përhapjen e COVID-19.

“Shërbimi taksi është i lejuar vetëm për transport brenda qytetit. Në asnjë rast nuk lejohet transporti ndërqytetas. Në rast kontrolli nga organet e policisë, pasagjeri duhet të tregojë arsyet e lëvizjes së tij në përputhje me ligjin. Në rast se automjeti kryen lëvizje ndërqytetase përgjegjësia bie mbi subjektin si dhe shoferin”, thuhet në protokollin e publikuar në platformën e-Albania.

Administratori, personi fizik tregtar kryen çdo ditë vetëvlerësimin personal dhe të personave të punësuar nëse kanë simptoma të COVID-19 sipas check-listës së miratuar.

Në rast të simptomave nuk duhet lejuar në asnjë rast vijimi i aktivitetit nga personi përkatës dhe duhet të raportohet menjëherë si rast në numrin 127.

Çdo shofer është i detyruar të deklarojë nëse ka patur kontakt me persona të cilët rezultojnë apo kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Çdo punonjës, tregtar që vëren shenja klinike gjatë qëndrimit në banesë nuk duhet të paraqitet në punë dhe duhet të lajmërojë menjëherë përfaqësuesin e entit administrues të tregut. Punonjësi duhet të telefonojë 127-n dhe mjekun e familjes.

Subjekti lejohet të veprojë vetëm në orarin e caktuar. Personeli i punësuar  duhet të përdorë në çdo moment dorezat mbrojtëse, të mbajë në çdo moment maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën. Maskat, higjienizuesi dhe dorezat sigurohen nga subjekti pronar.

Në automjet duhet të ofrohet produkti higjienizues i duarve për klientët dhe të kujdeset për rimbushjen e tyre. Përqindja e substancës aktive duhet të jetë minimalisht 60% alkool.

Klienti dezinfekton duart në hyrje dhe dalje nga automjeti. Klienti mban dorezat dhe maskën mbrojtëse çdo moment. Pasagjeri ulet gjithmonë mbrapa dhe diagonalisht me shoferin e mjetit. Lejohet vetëm 1 klient në automjet në çdo rast, edhe kur udhëtarët janë nga një familje.

Përjashtim bëjnë vetëm rastet e shoqërimit nga fëmijë të mitur apo persona me paaftësi. Në asnjë rast nuk lejohet kontakti fizik pasagjer-shofer. Kollitja dhe teshtitja kryhen duke përdorur bërrylin apo letër hundësh. Letra hidhet menjëherë në një qese të veçantë.

Kondicioneri duhet të jetë fikur dhe ajrosja të jetë natyrale. Subjekti duhet të kryejë dezinfektim të automjetit dhe larje pas çdo turni, sidomos të dorezave të dyerve e sediljeve. Pas veprimeve me cash/karta krediti shoferi dezinfekton duart me higjienizues.

Subjekti duhet të afishojë listën e simptomave të COVID-19 sipas check-listës së miratuar. Subjekti duhet të afishojë detyrimin për vetëvlerësim të simptomave nga klientët dhe personeli i punësuar/adminstratori/personi fizik tregtar sipas formatit të miratuar ku përmendet përgjegjësia administrative apo penale për personin që nuk merr masat sipas detyrimeve ligjore dhe numri jeshil për denoncim

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat 39-vjeçarit turk, sherri i nisur në Turqi përfundoi me plumba në Tiranë

Një sherr që ka nisur që në Turqi dyshohet të jetë shkaku i atentatit të…

LEXO ME SHUME