Investimi në shëtitoren e Sarandës synon transformimin në një hapësirë multifunksionale, me infrastrukturë moderne, duke i shtuar kështu qytetit vlerat turistike. Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ndau sot disa foto nga punimet që po kryhen për rikonstruksionin e shëtitores “Naim Frashëri” në Sarandë.
Gjiknuri tha se “po punohet me intensitet për të përfunduar segmentin e parë pa dëmtuar sezonin turistik, ndërsa vazhdimi me pjesën tjetër të shëtitores do jetë në përfundim të sezonit”.