Categories Lajme

Shi dhe dëbore gjatë natës, si paraqitet situata në disa qarqe

Reshjet e dendura të shiut dhe dëborës pothuajse në të gjithë territorin e vendit, kanë bllokuar disa akse dhe janë përmbytur disa qytete. Bëhet me dije se në rrugën që lidh Korçën me Dardhën këshillohet përdorimi i zinxhirëve, ndërsa rruga Peshkopi- Lurë në Dibër është e pa kalueshme pasi trashësia e bores ka kaluar trashësinë 20 cm në Lan Lurë.

Korçë

Në Qarkun Korçë bëhet me dije se në rrugën e Dardhës trashësia e dëborës ka arritur deri në 25 cm. Gjithashtu dëbora ka ka mbuluar edhe një pjesë të rrugëve Korçë-Voskopojë, Korçë-Qafa e Qarrit-Ersekë, ku trashësia e dëborës shkon deri në 15 cm, për pasojë drejtuest duhet të tregojnë kujdes ndërsa rekomandohet përdorimi i gomave dimërore.

Gjirokastër

Në qarkun e Gjirokastrës gjatë natës ka patur reshje shiu me intesitet deri në mesatar të shoqëruara me erë të fortë, reshje që vazhdojnë dhe në mëngjes. Niveli i Vjosës në pikmatjen e urës Memaliaj është i pa ndryshuar që nga dje në mbrëmje, më pak së 4 metër. Në pikmatjen e pacarelës Përmet niveli i Vjosës është 2.4 metër. Furnizimi me energji elektrike në qark është normalizuar. Furnizimi me ujë të pijshëm është i pa ndërprerë.

Dibër

Në qarku i Dibrës situata është normalizuar. Gjatë natës janë ndërprerë reshjet dhe kanë nisur pas orës 8 të ditës së sotme. Në lartësinë mbi 800 metra mbi nivelin e detit ka prezencë të borës. Aksi Peshkopi- Lurë është i pa kalueshëm pasi trashësia e borës kalon 20 cm në Lan Lurë. Aksi Ura e Çerenecit Rrugët kombëtare janë të kalueshme pa probleme. Në pikën më të lartë të Rrugës së Arbrit, segmenti i baypasit të Qafës së Murrizit 1240 m, për momentin nuk ka rreshje dhe nuk shfaqen probleme.

Shkodër

Në Bashkinë Shkodër situata është normalizuar. Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallëkut) shënon kuotën 6.10 nga kuota max 7.50 m. Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunës) shënon 8.20 m, nga kuota max 8.70 m. Sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër është 1120 Ha.

Njësia Administrative Ana e Malit 1100 Ha e përmbytur. Rruga e Obotit ka prezencë uji 55 cm, e pandryshuar me orën 18.00 të ditës së djeshme. Ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit. Në rrugën e Obotit po operon një mjet i kalueshmërisë së lartë së bashku me 4 forca të ushtrisë.

Kukës

Qarku Kukës, i gjithë territori është përfshirë nga reshje bore ku në Shishtavec shkon deri në 10 cm. Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Nga subjektet kontraktore po punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të rrugëve që kanë kontratë.

Nga bashkitë Kukës Has dhe Tropojë nuk raportohen problematika, si dhe rezervuaret janë në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë Qarkun Kukës. Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës, përveç Nj.Ad Fierz, Bujan dhe Llugaj bashkia Tropojë. Nga grupet e punës të OSHEE-së po punohet për riparimin e rrjetit elektrik të dëmtuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Automjeti përfshihet nga flakët në Novoselë, policia nis hetimet

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Novoselës, pranë autostradës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me shkarkesa elektrike

Ditën e sotme (31 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga qelia ish-drejtori i burgut të Durrësit!

Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-drejtorin e burgut të Durrësit Indrit Cerloj, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër\ Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh

Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh, i cili funksionon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Nafta falas…”/ Nga hapja e IPARD te mbështetja për fermerët dhe dëmshpërblimet, ministri Salla shpjegon ndryshimin e skemës së re

Ministri i Bujqësisë Andis Salla, ka shpjeguar sot skemën e re mbështetëse për bujqit dhe…

LEXO ME SHUME