Gjatë vitit 2018, 232 persona janë larguar me dëshirë nga shtëpitë e tyre, ndërsa për Policinë është dashur 24 deri në 48 orë për t’i gjetur. Ndonëse në më të shumtën e rasteve personat rikthehen pranë familjeve të tyre, ajo çka mbetet shqetësues është fakti se ai po gjen zgjerim te të mituritNga janari e deri më sot nga banesa janë larguar 82 fëmijë. Sipas statistikave të nxjerra nga komunikatat zyrtare të policisë numri është mjaft i lartë dhe pothuajse në të gjitha kallëzimet e bëra nga prindërit, ata nuk kanë dijeni se pse të vegjlit e tyre largohen.
Ikja nga shtëpitë prek thuajse të gjithë qytetet e Shqipërisë. Sipas shifrave zyrtare, fëmijët janë të moshave 17 deri në 12 vjeç, ndërsa numri më i lartë i largimeve raportohet në Tiranë dhe Elbasan, por edhe qytetet kryesore të mëdha.