Categories Lajme

Shiste ekstazi dhe kanabis, pranga 40-vjeçarit në Himarë

Një 40-vjeçar që shiste doza të lëndëve narkotike në Himarë është arrestuar nga policia. Në pranga ra shtetasi me inicialet A. A., 40 vjeç, banues në Gjermani, i cili gjatë momentit që po ndiqej nga policia ka kryer manovra të rrezikshme me automjet për shkak të gjendjes së dehur.

Pas ndalimit nga Policia dhe kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se ky shtetas ishte në gjendje të dehur. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, doza të lëndëve narkotike MDMA dhe kanabis.

Në pranga ra edhe  shtetasi  me inicialet A. M., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi i siguronte lëndët narkotike 40-vjeçarit. Sasitë e lëndëve narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin e shtetasit me inicialet A. A. dhe 2 aparate celulare. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Automjeti përfshihet nga flakët në Novoselë, policia nis hetimet

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Novoselës, pranë autostradës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me shkarkesa elektrike

Ditën e sotme (31 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendimi/ Arratisja e Altin Ndocit, lirohet nga qelia ish-drejtori i burgut të Durrësit!

Gjykata e Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-drejtorin e burgut të Durrësit Indrit Cerloj, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër\ Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh

Flakët kanë përfshirë mbrëmjen e djeshme një furgon pranë një servisi automjetesh, i cili funksionon…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Nafta falas…”/ Nga hapja e IPARD te mbështetja për fermerët dhe dëmshpërblimet, ministri Salla shpjegon ndryshimin e skemës së re

Ministri i Bujqësisë Andis Salla, ka shpjeguar sot skemën e re mbështetëse për bujqit dhe…

LEXO ME SHUME