Categories Lajme

Shkelje të hapura të rregullave të qarkullimit rrugor, policia ndëshkon drejtuesit e mjeteve

Policia e Tiranës ka vijuar me patrullimet dhe monitorimet e saj për ndalimin dhe gjobitjen e atyre drejtuesve të automjeteve që shkelin hapur rregullat e qarkullimit rrugor.
“Rrugorët e kryeqytetit vazhdojnë patrullimet dhe monitorimet me përzgjedhje, për evidentimin dhe procedimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor në rrugët urbane të kryeqytetit.

Përpos masave të marra nga policia, duke ndëshkuar dhe këshilluar në disa raste, fatkeqësisht numri i shkeljeve që konstatohen në rruget e kryeqytetit mbetet i lartë dhe për rrjedhojë edhe rreziku për tu përfshirë në një ngjarje rrugore.

Referuar analizave mbi ngjarjet e fundit rrugore dhe konstatimeve të shkeljeve në vazhdimësi, duhet akoma më shumë fokus i policisë dhe jo vetëm, kryesisht mbi respektimin e sinjalizimit rrugor, përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, përparësitë ndaj këmbësorëve etj.

Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin tuaj, pasi çdo masë administrative e vendosur, nuk ka për qëllim dëmtimin apo ndëshkimin, por parandalimin e pasojave që mund të vijnë si rezultat i shkeljeve dhe rritjen e sigurisë në rrugët ku udhëtoni ju, familjarët tuaj dhe i gjithë komuniteti.

Duke e konsideruar sigurinë rrugore si sfidë të përbashkët, lutemi për bashkëpunimin tuaj.”-njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Seanca në Apel ndaj Ballukut, zv.kryeministrja përfaqësohet nga avokatët! Mbërrijnë në gjykatë Gentian Gjyli e Erald Elezi

Zhvillohet sot në Apelin e Gjykatës së Posaçme seanca gjyqësore ndaj Belinda Ballukut, e cila…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosja me armë zjarri në Mamurras, shkak u bë…xhirimi i gomave

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen në Mamurras. Sipas burimeve i plagosuri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kuvendi/ Nis me tensione seanca, deputetët e PD ulen në karriget e ministrave. I pranishëm edhe Rama. Bardhi: Çojini në burg

Ka nisur me protestë seanca e sotme në Kuvend teksa pritej betimi i Avokatit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME