Një 53-vjeçare në Shkodër është arrestuar pasi akuzohet se përplasi me makinë një biçikletën me të cilën lëvizte një 72-vjeçare që humbi jetën më pas, në spital.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasen me inicialet A. R., 53 vjeçe, pasi ditën e sotme, rreth orës 10:30, në lagjen “Skënderbeg”, automjeti që drejtonte kjo shtetase, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasja M. Ç., 72 vjeçe.
Shtetasja me inicalet M. Ç., për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën më pas, në spital. Vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
