Categories Lajme

“Shokët më tallin se ha bukë thatë”, drama e familjes nga Elbasani që jeton në kushte te mjerueshme

“Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi, kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi, kur shef fytyra të zbeta edhe sy të jeshilta, që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita, edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin, të tanë jetën e vet derisa të vd esin.” Këto janë disa nga vargjet e poezisë “Poema e Mjerimit”, e shkruar nga ikona e letërsisë shqiptare, Millosh Gjergj Nikolli (Migjeni).

Këto fjalë të trishta, që janë shkruar dekada më parë, gjejnë vend edhe për të përshkruar kohët e sotme, ku varfëria e mje rimi ka pllakosur e pus htuar mijëra familje shqiptare. E tillë është edhe historia e familjes Erstila, nga fshati Derstil i Elbasanit.

Katër pjesëtarët e kësaj familje jetojnë në kushte mesjetare, në një shtëpi me një dhomë të improzivuar, e cila është ndërtuar nga vetë babai i dy fëmijëve me dërrasa dhe llamarinë. Teksa moti i ftohtë ka përfshirë vendin ditët e fundit, dy të vegjlit e familjes Erstila e kanë të pamundur t’i përballojnë këto ditë të ftohta.

Më e keqja është se shiu dhe era hyjnë brenda në banesë.

Rasti u bë publik nga emisioni investigativ “Boom” mbrëmjen e së premtes, ndërsa familja bën apel për ndihmë, për të gjithë ata që kanë mundësi.

Kryefamiljari Panajot Derstila u shpreh: Kam jetuar me vëllezërit e ato me nxorrën nga shtëpia. U detyrova të bëj vetë këtë dhomë, por këtu është shumë ftohtë për fëmijët. Edhe jashtë shtetit nuk shkoj dot për të punuar se kam frikë ta lë familjen vetëm këtu. Fëmijët më ngelën sëmurë. Kush ka mundësi për të më ndihmuar edhe me punë do t’i jem shumë mirënjohës.”

Përveç kushteve të vështira ku familja po jeton, mamaja shprehet se ka dy muaj që nuk merr asistencë nga shteti.

Mamaja:

Fëmijët më sëmuren shpesh. Jemi në gjendje të vështirë ekonomike, po i jap fëmijëve vetëm bukë të thatë, se kemi 2 muaj që dhe asistencën nuk na e kanë dhënë.
Gjendja ekonomike ndikon dhe tek fëmijët. Ata shprehen se shokët e klasës tallen me ta sepse hanë bukë thatë.

Fëmijët shprehen:

Unë marr në shkollë bukë të thatë dhe shokët më tallin…. Më vjen shumë turp nga shokët. Tani nuk marr më bukë me vete. Kemi frikë kur fryn era natën dhe tunden llamarinat. Shkoj te mami se ajo me qetëson.”Korrieri

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Foto/ Ky është futbollisti 13-vjeçar nga Shkodra që u nda nga jeta sot!

Fabian Shpati, futbollisti 13-vjeçar i “Fc Djelmnia Shkodrane 2017”, ka ndërruar jetë pas një aksidenti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pista e re/ Ekzekutimi makabër i Ilarias, autopsia hedh poshtë pretendimet e Mark Samson: U rrah para se të vritej, detaje

“Një hematomë e madhe, një plagë që i atribuohet një goditjeje të marrë në harkun…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Albin Kurti jep dorëheqjen si Kryeministër i Kosovës, së bashku me kabinetin qeveritar

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ia ka dorëzuar letrën e dorëheqjes kreut aktual të Kuvendit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione në kampin e Gjadrit! Emigrantët nga Italia shkatërrojnë ambientet e qendrës, tre prej tyre lëndojnë veten

Tension dhe kaos ka pasur në qendrën për emigrantëve në Gjadër, ku janë sistemuar 40…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

53-vjeçari vlonjat thyen masën e arrestit shtëpiak, kapet ‘mat’ duke grabitur furgonin

Një 53-vjeçar është arrestuar sot (15 prill) nga Policia e Vlorës në kushtet e flagrancës,…

LEXO ME SHUME