Categories Showbiz

Adoleshentët që Tik Tok bëri milionerë: Listën e kryeson Addison Rae

Addison Rae Easterling ësht 19-vjeçarja që fitoi $5 milionë, vetëm gjatë vitit të kaluar. Ajo u bë e famshme në TikTok me videot e saj të kërcimit dhe sot numëron 54.7 milionë ndjekës.  “Tik Tok më çoi këtu ku jam”, thotë ajo. Një vit më parë, Addison Rae sapo ishte vendosur në universitet, ku do të studionte për gazetari dhe ndërkohë bënte koreografi të ndryshme në TikTok. Ajo arriti 1 milionë ndjekës deri në tetor.

“Emri im thërritej teksa shkoja për në mësim dhe kjo ishte shumë e çuditshme”, kujton ajo për momentet në shkollë. Adoleshentë më të rinj se ajo në shkollë kërkonin të bënin foto me të. Këtë vjeshtë, ajo postoi reklamimet e para të sponsorizuara, për Fashion Nova, një dyqan veshjesh online dhe në dhjetor, u zhvendos në Los Angeles për ta ndjekur famën me kohë të plotë.

Atje, Addison krijoi lidhje me një grup yjesh të TikTok dhe ndihmoi në formimin e Hype House, një grup krijuesish, i cili e ngriti më tej profilin e saj. Mundësitë e biznesit pasuan. Në fillim, ajo mori një marrëveshje tipike për postime të sponsorizuara nga marka si Rebook, apo kompania e orave, Daniel Wellington. Gjithsej, këto dy flukse të ardhurash përbënin dy të tretat e fitimeve të saj. Në korrik, ajo u bë zëdhënsja kryesore globale për American Eagle, një rol që do ta gjejë atë në  reklama dixhitale dhe tradicionale, në TV dhe në posterat e veshjeve për adoleshentë. Në të njëjtin muaj, ajo filloi të organizojë një podcast të përjavshëm me nënën e saj, Sheri Nicole, të quajtur “Mama knows Best”.

“Ne duam të thyejmë pengesat dhe të bisedojmë për gjëra që shumica e fëmijëve nuk do të ndiheshin rehat t’i pëmendnin përpara prindërve.” Linja e saj e makeup-it, Article Beauty, hedh produktet e saj të para në internet javën e ardhshme. Addison Rae kryeson listën, por ajo nuk është e vetmja adoleshente me fitime të mëdha nga TikTok. Sipas Forbes, këto janë disa prej të rinjve më të suksesshëm të aplikacionit:

#2 Charli D’Amelio – $4 milionë

#3 Dixie D’Amelio – $2.9 milionë

#4 Loren Gray – $2.6 milionë

#5 Josh Richards – $1.5 milionë

#6 Michael Le – $1.2 milionë

#7 Spencer X – $1.2 milionë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME