Categories Showbiz

Adrola Dushi zbulon detaje nga fëmijëria: Kisha dy vëllezër që më ruanin

Adrola Dushi na ka treguar një anë të sajën për të cilën dinim shumë pak. Modelja e ka thënë gjithmonë se është me origjinë nga Rrësheni dhe se ka ardhur në Tiranë në moshën 18-vjeçare, por shumë pak kemi ditur si ka qenë jeta e saj në Rrëshen. Ajo ka treguar se ka një lidhje të ngushtë me qytetin e saj të lindjes dhe ka marrë shumë nga ai: “E dashuroj atë vend, sepse kjo çiltërsia, thjeshtësia është nga ai vend shumë i vogël, por që është shumë i pasur. Ka shumë dashuri brenda.”

E pyetur si ka qenë fëmijëria e saj në Rrëshen dhe cila është puna e parë që ka bërë, Adrola ka zbuluar detaje që nuk i kemi ditur.

“Shkollë, punoja me mamin, kthehesha në shtëpi. Absolutisht asgjë! Kam dy vëllezër që më duan shumë dhe më ruajnë shumë. Isha një gocë ‘e bùrgosur’, kështu që nuk kam bërë asgjë, thjesht shkollë, punë, shtëpi”, -është përgjigjur ajo me të qeshur, duke shtuar: “Kam punuar që e vogël me mamin, shisja në pazar në Rrëshen.” “Ka shumë ndryshim nga Ola e Rrëshënit, në Adrolën e Tiranës. Ola është ajo goca jashtëzakonisht shumë e thjeshtë, në çdolloj aspekti. Dhe me të vërtetë erdhi një moment që unë e urreja Adrolën, sepse më duhej të përshtatesha me disa gjëra. Duhet t’i bësh disa gjëra, sepse duhet t’i bësh! Por Olën e dua jashtëzakonisht shumë, sepse Ola nuk e ka ulur kurrë kokën, ka qenë një gocë shumë krenare. Unë sigurisht që vazhdoj të jem e mirë, por kam bërë gjëra për Adrolën që s’jam ndjerë shumë mirë dhe them Ola vlen më shumë se Adrola”, -ka rrëfyer modelja në “Pop Culture”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME