Showbiz

Aktorja martohet në një ceremoni private. Dalin fotot e para me fustanin e nusërisë

Aktorja Hilary Duff dhe partneri i saj, Matthew Koma janë martuar në një ceremoni private. Lajmi është bërë fillimisht i ditur nga People dhe më pas është konfirmuar edhe nga vetë Duff, e cila ka postuar një foto me fustanin e bardhë në rrjetet sociale. Aktorja kishte zgjedhur një fustan të thjeshtë, të bardhë me mëngë të gjata dhe të çara, të stiluar nga Jenny Packham. Ndrsa flokët i kishte mbajtur natyrale, të hedhura pas veshit dhe si aksesor kishte zgjedhur një rreth me perla.

Ceremonia e dasmës ishte shumë private dhe u mbajt në shtëpinë e çiftit. Të pranishëm ishin vetëm familjarët dhe miqtë e ngushtë të Duff dhe Koma.

Koma i propozoi aktores për martesë në muajin maj, edhe pse ata janë bashkë prej vitit 2017 dhe kanë një vajzë 1 vjeçe.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: