Categories Showbiz

Aktorja Zyliha Miloti feston 73-vjetorin e lindjes

E paarritshme në skenë, gjithmonë e respektuar dhe modeste, ikona e humorit shqiptar, Zyliha Miloti feston sot 73 – vjetorin e lindjes.

Teatri Migjeni ka nxjerr në faqen e tij një kolazh fotosh të artistes Zyliha Miloti për t’i uruar ditëlindjen e duke shprehur dhe njëherë krenari për këtë figurë të papërsëritshme të artit tonë.

Ajo lindi në Shkodër, më 11 janar 1946 . Mbaroi liceun artistik ”Jordan Misja”, me 1965 për aktore dhe nga viti 1967 e në vijim paraqitet si një nga aktoret ma të suksesshme të Estradës Profesioniste të Shkodrës për rreth 40 vjet.

Plot hir në skenë, me një prani aktoriale që imponohej gjithandej me zë të plotë e të bukur, Zyliha Miloti numëron me qindra role në karrierën e saj të shkëlqyer. Shfrytëzon me sens e maturi nëndialektin e të folurës shkodrane, pa e bërë atë  një zhargon të rënd, përkundrazi duke i dhënë  një  tingëllim poetik e plot muzikalitet.

Ka krijuar figura grash prepotente e zotëruese ndaj burrave, llafazane, sikundër edhe femra snobe, malësore disi naive apo ”burrnesha”, zyrtare e intelektuale të kohës etj.

Në aktrimin e saj ka pak elementë  grotesku, duke qenë më aktive ato të një humori me thekse realiste e të sjella sa më pranë modeleve jetësore. Në skenë, Miloti ishte partnere e parapëlqyer e aktorit të mirënjohur Tano Banushi, sikurse edhe e Zef Dedës, me të cilin ka luajtur shumë pjesë të shkurtra për estradë, kujtojmë këtu: Fotografisti, Në spital, Kunati i shokut Xhemal, Truall i zënë , Toka jonë etj.

Një gjysmë shekulli karrierë artistike në Teatrin e Estradës dhe gjatë këtyre viteve ka realizuar më shumë se 250 premiera shfaqjeje. Ajo mban titullin ”Artiste e merituar”.

Zyli është sinonim i estradës, aktorja e të gjitha planeve, një grua fisnike, plot elegancë dhe mjaft komunikuese. Fjala e mirë është në fillesën e çdo fjalie të saj.

Ajo gjithmonë u paraqit denjësisht, ashtu si e kanë njohur në vite shqiptarët në skenë, ekran, radio, intervista, apo krijimtari: e thjeshtë, elegante, krenare, e sinqertë, pa teprime, një grua e vërtetë shqiptare, me të cilën Shkodra krenohet. /a.rada

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

E ndaloi policia, Gisele Bündchen shpërthen në lot: Më përndjekin paparcët, nuk jetoj dot e qetë

Gisele Bündchen u ndalua nga policia në Surfside, Florida teksa përpiqej t’i shpëtonte një paparaci.…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ky mesazh i Gracianos i thotë të gjitha për marrëdhënien e tij me Argjirën!

Balerini Graciano Tagani i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh partneres së tij, Argjirës,…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME