Noizy është një nga reperët më të suksesshëm, i cili prej vitesh ka realizuar shumë këngë të cilat janë kthyer menjëherë në hite. Për punën e bërë deri tani, 34-vjeçari është shpërblyer me një dhuratë nga platforma “YouTube”. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Noizy përmes një postimi në “Instastory”. “Faleminderit për një milionë abonues”, ka shkruar ai.