Categories Showbiz

Aurela Gaçe rrëfen periudhën e vështirë në fillimet e saj

Aurela Gaçe është një ndër këngëtaret më të suksesshme të tregut muzikor shqiptar. Këngëtarja e mirënjohur ka zhvilluar së fundmi një intervistë virtuale me ndjekësit në Instagram, dhe një prej pyetjeve e ka bërë atë të kthehet pas në kohë dhe të kujtojë peripecitë me të cilat është përballur vite më parë. Aurela shprehet se si fëmija më i madh në familje, i është dashur që të punojë fort për të arritur qëllimet që kishte.

Madje, ka rrëfyer dhe një histori kur i është dashur të marrë borxh një shumë të konsiderueshme prej 15 milionë lekësh, por falë punës së palodhur ka arritur ta shlyejë dhe siç thekson ajo, të ecë përpara “ballëndritur”. “Sigurisht. Kur ti je fëmija i madh i familjes, kur ti s’ke asnjë të ardhur, kur dëshiron shumë në jetë, duhet të marrësh vendime e të bësh të pamundurën t’i realizosh.

Gjatë periudhave të ndryshme, kam pasur vështirësi shpirtërore, psikologjike, monetare, të cilave duhet t’u jepja zgjidhje vetë. Për shembull: Në koncertin e dytë recital, në Pallat të Kongreseve, ngela borxh 15 milionë lekë.

Një pjesë i lava me sponsora e bileta… pastaj merrja avionin çdo të premte në darkë shkoja në club diku në Zvicër, punoja deri të dielën, vija të hënën në mëngjes në shkollë, ktheja frangat në lekë, laja borxhet e kështu me radhë derisa ja dola ballë-ndritur. Imagjino ishte viti 2000. Unë l uftoja të ndërtoja atë çfarë doja, por s’ka qenë aspak e lehtë”, është shprehur Aurela.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Tragjike\ Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi

Këtë të mërkurë, ka vdekur këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Kështu kanë konfirmuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Jennifer Aniston dhe arti i mosdjegies së urave: Në festën e saj ishin të gjithë ish-të dashur e ish-burra

Këtë e zbulon Reese Witherspoon, mikja e saj e pandarë. “Në festën e 50-vjetorit të Jennifer-it…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Gjesti kërkon të martohet me Eglin? Dasmë brenda shtëpisë së “Big Brother”!

Edicionit të “Big Brother Albania VIP 4”, ngadalë, po i vjen fundi. Katër finalistët e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Nuk e di si ndihem”, Egli Tako reagon pas largimit nga shtëpia e BBV: Kam një boshllëk…

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Egli Tako ka reaguar përmes një mesazhi…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dashuri e vërtetë? Kimi bashkohet me ish-in

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë gati të takohen sërish, pas dy vjetësh që nga…

LEXO ME SHUME