Showbiz

Dalin pamjet e para nga filmi, Kristen Stewart transformohet si Lady Diana

Disa foto të bëra publike tregojnë ngjashmërinë e jashtëzakonshme të Kristen Stewart me Lady Dianën, në filmin e ardhshëm “Spencer”. Aktorja e “Twilight” zbuloi në qershor se do të interpretojë princeshën e ndjerë në film, i cili do të përshkruajë jetën e saj në fillim të viteve ’90, kur Diana vendosi t’i jepte fund martesës me Princin Charles.

Kristen duket e pabesueshme ndërsa vështron nga dritarja e veshur me një pallto të kuqe dhe kapele të zezë, të ngjashme me atë të Lady Dianës. Filmi nuk do të prekë vdekjen tragjike të Diana-s, por do të përqendrohet në martesën e saj me Charles dhe dashurinë që kishte për fëmijët Princ William dhe Harry.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close