Showbiz

Dhëndri i kërkon 10 mijë eurot, gjyshi: Çfarë para, unë i kam ngrënë…

Pjesë e rubrikës ‘Shihemi në Gjyq’ tek E Diela Shqiptare, është bërë Klintoni dhe Hairi.

Hairi është gjyshi i nuses së Klitonit i cili e ka thirrur në këtë seancë ndërmjetësimi për t’i kërkuar 10 mijë eurot që ia ka marrë para 7 vitesh në këmbim të një toke.

Ajo tokë doli me probleme dhe Klintoni nuk ka as tokën dhe as paratë. Klitoni: Unë kam sjellë gjyshin e nuses time se kam marrë një tokë tek ai dhe kam 7-8 vite që më gënjen për tokën dhe lekët nuk po mi kthen mbrapa.

Eni Çobani: Pse të gënjen gjyshi dhe pse vajtët tek gjyshi për këtë tokë?

Klitoni: Vajta tek gjyshi me nusen dhe fëmijët, hëngrëm drekë, biseduam e tha kam një tokë për të shitur.

Hairi: Nuk ka turp ai. Kur mori tokën time pa tapinë pa dhe vendin atje, pavarësisht se mua ma zuri çuni i xhaxhait, unë çfarë të bëja?

Klitoni: Çfarë faji kam unë, unë të kam dhënë lekët.

Hairi: Ti më kërkon lekët, me ke prishur me mbesën, nipërit, me çupat edhe me dhëndrin, o maskara.

Klitoni: Të kam dhënë 10 mijë euro.

Hairi: E ke parë tapinë? Ai mund të më nxjerrë nga shtëpia mua.

Klitoni: Po çfarë faji kam unë. O zotëri unë dua lekët.

Hairi: Çfarë lekësh, ku kam lekë të të jap unë ty?

Klitoni: Mua më pëlqeu toka, diskutuam për pazarin dhe ramë dakort për 10 mijë euro, pa dokumente, me mirëbesim sepse është gjyshi i nuses. Tani po bëj 8 vite që po pres dhe as lekë mbrapa as tokë.

Hairi: Ore çfarë leku do, çfarë toke do? Unë nga ty u detyrova ta hedh në gjyq në rrethin e Fierit dhe e fitova gjyqin.

Eni Çobani: Në momentin që këtij djali i tregove tokën, e kishe me probleme?

Hairi: Kur ia dhashë tokën këtij, me probleme ishte.

Eni Çobani: E dinte ky që ishte me probleme?

Hairi: Jo nuk e dinte.

Ardit Gjebrea: Po pse nuk ia the ti? Të dha 10 mijë euro.

Hairi: Ia dhashë sepse e dija që kisha tapinë.

Ardit Gjebrea: Po ato 10 mijë euro çfarë i bëre?

Hairi: 10 mijë euro ikën, ne fukarenj, jo i hëngra, jo bridh nga gjykatat. Po bën që në vitin 2013 kjo punë. Djali i xhaxhait tim humbi në Gjykatën e Rrethit të Fierit, fuste gruan e thoshte që ky më kërcënon, ky më rreh, më bën këtë, këtë. Më morën në komisariat zbathur, në gënjej jam burri më i poshtër.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close