Categories Showbiz

DJ Dagz pritet të largohet nga shtëpia mbrëmjen e sotme

Duket se vendimi për të zgjatur për një muaj aventurën në “Big Brother VIP” e ka tashmë “viktimën” e parë. Fjala është për DJ Dagz i cili mesa duket nuk do ta vazhdojë garën dhe ka zgjedhur që vullnetarisht ta përmbyllë me kaq aventurën në shtëpi.

Lajmi ‘bombë’ është bërë i ditur para pak minutash në shtëpi. Ai ka thënë se jashtë e presin punë dhe nuk mund të qëndrojë tutje pas vendimit për të zgjatur aventurën televizive.

Beatrix e ka përjetuar keq këtë zhvillim duke thënë që do “dalë pas Dagzit”. Më vonë, në bisedë me vajzat ajo ka potencuar se “10,000 eurot do t’i kryenin shumë punë për ta ndihmuar mamin dhe për t’i mbyllur disa punë jashtë”. Këtë lëvizje të papritur të Dagz, Sara që është në nominim me të, nga frika që do afektohet nuk e ka pëlqyer teksa Einxhel e ka quajtur “budallëk”.

Regjia e formatit nuk i ka dhënë vëmendje duke ndryshuar planin e transmetimit në dy kanalet e “Big Brother VIP”. Biseda mes Sarës, Monikës, Einxhel dhe Arjola është ndërprerë me mesazhin e koduar të njohur tashmë: “Kujdes mikrofonin”. Mbetet të shihet rrjedha e ngjarjes në vijim. Kujtojmë se pas kthimit në shtëpi i vetëm, Arbëri i kishte premtuar shokut të tij,  Pajtimit, daljen të nesërmen mirëpo kjo gjë nuk ndodhi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Ky mesazh i Gracianos i thotë të gjitha për marrëdhënien e tij me Argjirën!

Balerini Graciano Tagani i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh partneres së tij, Argjirës,…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME