Showbiz

Dj në rini, Basha rrëfehen kohën në Holandë

“Gjysma ime” në Tv Klan ishte i ftuar kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Bashka dhe bashkëshortja e tij Aurela Basha. Në një rrëfim ndryshe ata kanë vendosur të flasin për herë të parë për jetën e tyre private, si janë njohur, kur lindën ndjenjat e tyre të para dhe jetën që nisën të dy jashtë Shqipërisë në Holandë.  Aurela, ka folur për vështirësitë e rinisë. Moderatori Ardit Gjebrea tha se Basha në rini është marrë me muzikën dhe si Dj.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishit kur shkuat për studime në Holandë?

Lulzim Bashka: Pas gjimnazit.

Ardit Gjebrea: Sot ndodh, por në ato vite nuk është se ka qenë një gjë e përditshme.

Lulzim Basha: I përkasim një grupi prej ndoshta 80 studentësh shqiptarë nga e gjithë Shqipëria që studionin jashtë në ato vite, sot janë 30 mijë që studiojnë anë e mbanë botës.

Ardit Gjebrea: Pse pikërisht në Holandë dhe si ndodhi që ishit të dy?

Aurela Basha: Ishte rastësi, fat sepse duhet të jesh në momentin e duhur, në vendin e duhur, në moshën e duhur sepse po të ishim më të mëdhenj do kishim filluar universitetin dhe do e kishim mbaruar këtu.

Lulzim Basha: Vitin e parë e filluam këtu, por ndërkohë që kur e filluam vitin e parë ne kishim kontakt me një fondacion holandez i cili kishte krijuar një marrëdhënie me gjimnazin Sami Frashëri dhe kishte për qëllim t’i jepnin shanse rinisë shqiptare që ishte vendi më i izoluar në Europë të ishin në kontakte me moshatarët e tyre. Unë pata fatin e parë që kur isha në gjimnaz shkova me një program 2-javor shkëmbimi me një shkollë të mesme në Amsterdam, Liceun e Amsterdamit.

Ardit Gjebrea: Si t’u duk Amsterdami?

Lulzim Basha: Tani t’i thuash njerëzve sot që shqiptarët e kanë shëtitur botën, e kanë shëtitur Europën të paktën, pothuajse 1 në 3 shqiptarë jetojnë jashtë vendit, është e vështirë për shembull t’i shpjegojmë vajzave tona se çfarë shoku kulturor ishte të dilje nga Shqipëria e ’91-shit, 14 Tetor ’91 e mbaj mend si tani dhe meraku im kryesor si 17-vjeçar ishte që të mbaja kokën lart sikur nuk më bënte përshtypje asnjë gjë, sikur vija nga vendi i mbretërve, domethënë ajo krenaria e shqiptarëve, ku në fakt nuk kishte gjë që s’më bënte përshtypje, që nga benzinata e parë që pashë pasi dolëm nga rrethimi i aeroportit dhe gjithçka më bënte përshtypje sepse ishte një botë tjetër.

Ardit Gjebrea: Dhe ju studiuat për?

Lulzim Basha: Për juridik.

Ardit Gjebrea: Kurse Aurela?

Aurela Basha: Për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Shkenca Politike.

Ardit Gjebrea: Dhe jetuat bashkë?

Aurela Basha: Jo nuk jetuam bashkë. Jetonim si studentë secili në shtëpinë e vetë.

Ardit Gjebrea: Kur filluat ta kuptonit ju që kishte dhe një gjë tjetër përveç shoqërisë, cili ishte ai momenti?

Aurela Basha: Nuk është vetëm një moment, erdhi natyrshëm.

Ardit Gjebrea: Prej sa vitesh ishit shokë ju derisa u lidhët?

Aurela Basha: Po besoj se 5-6 vjet diçka e tillë. Mbase nga viti i dytë i universiteti që ishim të dashur.

Ardit Gjebrea: Çfarë zbuluar ju tek vetja që nuk ia dinit më përpara, kur shkuat në Holandë?

Aurela Basha: Ne ishim 18-19 vjeç, kishim jetuar me mamin dhe babin edhe shkuam në një vend, krejt ndryshe duhet të përshtateshim me vendin e ri, kulturën e re dhe duhet të kujdeseshim për veten tonë.

Lulzim Basha: Të shkosh atje, 19 vjeç e para gjë që mbaj mend, ishte befasia, unë shkova si dikush që nuk kishte skuqur ndonjëherë vezë dhe papritur duhet të kujdesesha vetë për gjithçka. Duhet të administroja një buxhet që ishte bursa, të blija ushqimet, gjërat e përditshme, ndonjëherë bënim një farë skedule që duhet të gatuanim për të gjithë shtëpinë dhe papritur duhet të ndërtosh një regjim të përditshëm ku nuk ke ndihmën e nënës, e babait, je vetëm dhe duhet t’ja marrësh dorën.

Dikush që s’ka skuqur ndonjëherë vezë, duhet të bëje spagheti me ton dhe me qepë për të gjithë shtëpinë, që ishte një nga përgatitjet më buxhetore për studentët. Ajo që na lidhi ishte që duke u gjendur në një ambient ku ishim të pavarur, u lidhëm, u afruam më shumë me njëri-tjetrin, shkëmbenim përvojat për të përballuar këtë pavarësi që na bëri më të fortë dhe të gatshëm për t’u përballur me ato sfidat e jetës rinore por nga ana tjetër edhe na afroi më shumë dhe filluam të zbulonim gjëra që ndoshta nuk i dinim.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: