Categories Showbiz

Dojna Mema hyn fuqishëm në jetën e muzikantit, ja ç’pritet të bëjë së shpejti çifti

Dojna Mema është një prej moderatoreve më të reja dhe protagoniste në ekran, të cilën e pamë këtë sezon në rolin e moderatores së “The voice kids”. Pasi ka moderuar emisione të ndryshme televizive dhe radiofonike, së shpejti do e shohim në një tjetër projekt që nuk ka lidhje me moderimin.

Dojna ka zbuluar detaje të vogla në një foto ku ka përmendur edhe këngëtarin Vlashent Sata dhe shkruan: “Së shpejti ‘Copëzat’!”. Sipas “News.31”, Dojna do të shfaqet për herë parë si protagoniste në një videoklip muzikor, i cili do të jetë një dedikim dashurie, që ka gjasa të jetë ajo që po ndodh mes saj dhe muzikantit plot stil që jeton jashtë Shqipërisë, Vlashent Sata.

Nga sa mund të kuptojmë nga ato që moderatorja ka shkruar në përshkrimin e fotos, bëhet fjalë për një këngë të artistit Vlashent Sata, që do të titullohet “Copëzat”. Dojna ka publikuar edhe një foto nga kripi, ku shihet e shtrirë në krevat e veshur me mëndafsh. Kujtojmë se thashethemet e para për një lidhje të mundshme të tyre nisën të qarkullonin në muajin mars. Aludimet nisën nga postimet e tyre në “Instagram”, teksa nga Stambolli postonin foto nga i njëjti location në vetëm 2 ditë diferencë postimesh në rrjet.

Dojna e pranoi që ishin bashkë në Stamboll, ku dhe mund të kenë xhiruar disa skena nga klipi. Me një të kaluar si pianiste dhe e diplomuar në “Regji Filmi”, Dojna Mema është një prej moderatoreve më energjike në ekran. Karriera e saj nis në vitin 2012 kur bëhet pjesë e stafit të “Top Albania Radio”, në emisione si “Live From Tirana”, “Disco Lancio”, “Versus”. E ndërsa në televizion u shfaq në vitin 2013, kur prezantoi emisionin e saj të parë muzikor në “My Music”, për të vazhduar dy vite më pas me moderimin e “Top Fest 12” në krah të Ledion Liços.

Që prej shtatorit të 2017-s, Dojna Mema prezanton emisionin që erdhi si risi e programacionit të “Top Channel” “Pop Culture”. Dojna ka qenë prezent në “The Voice of Albania” 6, si analiste në “V-Room” deri këtë sezon ku arriti të marrë drejtimin e spektaklit. Ndërsa këngëtari 36-vjeçar Vlashent Sata prej vitesh jeton në Paris të Francës. Në vitin 2009, ai mori pjesë në “Top Fest 6” me këngën “Nëse Të Merr Malli”.

Një vit më vonë, në po të njëjtin festival konkurroi me këngën “Në botën tonë” për t’u rikthyer në 2011-n me këngën “Ëmbël”. Vlashenti ka marrë pjesë edhe në “Kënga Magjike 2013” me këngën “Ëndërruar”. Tre vite më parë ai publikon videoklipin “Erdhi Dita”, më pas albumin “Hana”, me të cilin iu shfaq publikut në një koncert të madh në muajin prill 2016.

Ndërsa në shtator 2018 bashkë me Elina Dunin, Eda Zarin, Linda Rukajn e Shpat Dedan publikuan videoklipin “Lum Lumi i Lirë!” Muzikanti i “pop” njihet për stilin e veçantë, ndërkohë që të shohim nëse në klipin e ri me protagoniste Dojna Memën, ai do të rrëfejë historinë personale të dashurisë me prezantuesen e njohur nga Tirana. Ajo që mund të thuhet deri tani, është që Dojna me karakterin e saj të gjallë ka arritur të hyjë thellë në jetën e muzikantit./Panorama Plus

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

E ndaloi policia, Gisele Bündchen shpërthen në lot: Më përndjekin paparcët, nuk jetoj dot e qetë

Gisele Bündchen u ndalua nga policia në Surfside, Florida teksa përpiqej t’i shpëtonte një paparaci.…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ky mesazh i Gracianos i thotë të gjitha për marrëdhënien e tij me Argjirën!

Balerini Graciano Tagani i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh partneres së tij, Argjirës,…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME