Categories Showbiz

Doli në pension pas 42 vitesh mësimdhënie, mësuesi i matematikës merr surprizën e veçantë nga nxënësit e tij

Profesioni i mësuesit është një ndër profesionet më të vështirë i cili kërkon shumë përkushtim, por që ka një ndikim të madh në formimin e gjithësecilit prej nesh

Gjatë kësaj kohe të vështirë të pandemisë së COVID-19 ata ia kanë dalë mbanë që të vazhdojnë misionin e tyre duke e zhvilluar mësimin online.

Programi “Dua të të bëj të lumtur” mbrëmjen e sotme trajtoi historinë e Arbenit, mësuesit të matematikës, i cili nuk kishte shumë kohë që kishte dalë në pension.

Në studion e programit “Dua të të bëj të lumtur” kishin ardhur nxënësit e gjimnazit “Andon Zako Çajupi” të cilët dëshironin t’i bënin një surprizë të veçantë e të paharrueshme profesor Benit. Nxënësit rrëfyen se mësuesi i tyre ishte tepër i veçantë dhe një njeri shumë i mirë, pasi ai arrinte të sillej me ta sikur të ishin fëmijët e tij, madje profesor Beni e shpjegonte lëndën e matematikës në një mënyrë që të gjithë t’a kuptonin pa vështirësi.

“Profesor ka qenë fat për ne që kemi zhvilluar lëndën e matematikës me ju. Përkushtimi dhe pasioni juaj nuk do humbasi kurrë pasi është transmetuar tek ne. Faleminderit që ishit profesori ynë, por mos harroni se ky nuk do jetë 7-Marsi i fundit për ju, sepse për gjithë jetën do jeni mësuesi ynë.

Shumë të faleminderit për dashurinë dhe përkushtimin tuaj!”,- ishin fjalët e nxënësve për profesor Benin.

Profesor Beni rrëfeu se për të dalja në pension kishte qenë tepër e vështirë, pasi ishte mësuar që të shpjegontëe çdo ditë mësimin për 42 vite. Ai tregoi momentet kur ishte emëruar për herë të parë mësues në Has dhe rrëfeu se sa e vështirë kishte qenë për të në fillim që të përshtatej me jetesën në fshat.

Programi “Dua të të bëj të lumtur” kishte rezervuar disa surpriza për profesor Benin, dy video-mesazhe, një nga kolegu i tij në gjimnazin “Andon Zako Çajupi” dhe nga miku i tij i fakultetit.Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME