Categories Showbiz

Doli për të kërkuar të vëllain, por u përdhunua në moshën 10-vjeçare! Historia tronditëse e Aurorës

Aurora nga Shkodra ka vendosur të rrëfejë kalvarin e vuajtjeve gjatë jetës së saj. Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela Shqiptare”, 35-vjeçarja ka rrëfyer historinë rrënqethëse se si u përdhunua në moshën 10-vjeçare dhe më pas jeta e saj mori një rrjedhë krejtësisht tjetër.

Aurora: Jam nga Shkodra, jam 35 vjeçe. Jetoj në Itali prej 7 vitesh. Historia ime fillon kur unë kam njohur ish-bashkëshortin. Kam qenë 16 vjeçe.

Ardit Gjebrea: Po ai sa vjeç ishte?

Aurora: Ai ka qenë 19 vjet më i madh.

Ardit Gjebrea: Është pak e guximshme që një vajzë 16-vjeçare të lidhet me një burrë 16 vjet më të madh se veten, aq më tepër kur është i divorcuar dhe me një fëmijë.

Aurora: Faktikisht historia ime ka filluar që në moshën 10 vjeçe. Ka qenë një rast kur kishte ndërruar jetë gjyshi dhe normal prindërit kishin shkuar të prisnin njerëz dhe mua më kishin lënë në shtëpi me vëllanë me aftësi të kufizuara mendore dhe vëllai nuk fliste dhe ikte pa vetëdije. Më kishin lënë mua të kujdesesha për vëllanë.

Ardit Gjebrea: Ndërkohë prindërit kishin shkuar në fshat dhe të kishin lënë ty vetëm me vëllain.

Aurora: Po, unë u habita duke parë televizor si fëmijë i vogël. Vëllai kishte dalë nga shtëpia. Në momentin që e kuptova, kisha dalë për ta kërkuar. Përballë shtëpisë time ishin dy shtëpi që po ndërtoheshin dhe ishin dy muratorë dhe i pyes: A ma keni parë vëllain?

Ardit Gjebrea: Ato muratorët, ti i njihje?

Aurora: Po, ato kishin pirë kafe dhe ngrënë drekë në shtëpinë time.

Ardit Gjebrea: Dhe ti i pyet muratorët për vëllain?

Aurora: Po, më thonë, hajde se e ke këtu… Si fëmijë i padjallëzuar që kam qenë dhe shkoj dhe aty ndodh ajo që ka qenë fatkeqësia më e madhe e jetës time.

Ardit Gjebrea: 10 vjeçe

Aurora: 10 vjeçe.

Ardit Gjebrea: Mua më del zemra vendit. Këta nuk janë njerëz, këta janë kafshë.

Aurora: Është komplimet t’u thuash kafshë.

Ardit Gjebrea: Kërkoj ndjesë, nuk kam përdorur ndonjëherë në publik fjalë të tilla, por ato njerëz janë kafshë./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

E ndaloi policia, Gisele Bündchen shpërthen në lot: Më përndjekin paparcët, nuk jetoj dot e qetë

Gisele Bündchen u ndalua nga policia në Surfside, Florida teksa përpiqej t’i shpëtonte një paparaci.…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ky mesazh i Gracianos i thotë të gjitha për marrëdhënien e tij me Argjirën!

Balerini Graciano Tagani i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh partneres së tij, Argjirës,…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME