Categories Showbiz

Ermonela Jaho vlerësohet me çmimin e madh ndërkombëtar

“International Classical Music Awards” ka vlerësuar me çmimin e parë, sopranon shqiptare, Ermonela Jahon në kategorinë “Vocal Music” (Muzika Vokale). Lajmin e ka bërë të ditur, vetë artistja, pasi albumi “Anima Rara” është vlerësuar me këtë çmim të madh ndërkombëtar.

Juria është shprehur se karizma dhe aftësia e Jahos i ka dhënë shumë emocione dëgjuesit dhe se zëri i saj i fuqishëm e i ngrohtë është i aftë t’i japë të gjitha nuancat e nevojshme një performance. Ndërsa Jaho përmes një deklarate në rrjete sociale,  ka shprehur falënderimet e saj për jurinë dhe kolegët që bashkëpunuan me të për të sjellë në jetë një muzikë kaq të bukur.

“Jam shume e lumtur tju lajmeroj se albumi Anima Rara ka fituar cmimin e pare ne kategorine e muzikes vokale nga ICMA (Cmimet Nderkombetare te Muzikes Klasike). Dua te falenderoj ICMA per nderimin dhe gjithashtu te shpreh vleresimin tim ndaj ekipit te Opera Rara dhe kolegeve te mrekullueshem qe bashkepunuan me mua per te sjelle ne jete kete muzike te mrekullueshme. Kemi kuptuar pergjate kesaj kohe sesa na nevojitet Arti dhe sa e veshtire eshte qe te krijohet. Ju falenderoj per mbeshtetjen e vazhdueshme. Ju dua te gjithëve”, ka shkruar ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Ky mesazh i Gracianos i thotë të gjitha për marrëdhënien e tij me Argjirën!

Balerini Graciano Tagani i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh partneres së tij, Argjirës,…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME