Categories Showbiz

Fifi sherr me Sarën pas puthjes me Dj PM: Qenke lunatike!

Puthja e shumëpritur mes Sarës dhe Dj Pm në Big Brother Vip më në fund ndodhi, por jo të gjithë e kanë pritur mirë. Fifi ka reaguar keq pasi e mori vesh atë që kishte ndodhur dhe i ka thënë Sarës se është lunatike. “Ti e paske puthur. Me dukesh e pasigurt. Ty të erdhi motra për PM, të tha s’ka gjë. Qenke lunatike. Për mua është shumë e rëndë”, tha Fifi kur mori vesh se Sarah dhe PM ishin puthur.

Pas këtyre fjalëve të Fifit Sarah u përlot  dhe Fifi filloi të flasë me tone të larta, gjë që mblodhi banorët në atë ambient. Ata e mbështetën Sarën dhe i thanë se ajo nuk ka pse të japë shpjegime. Fifi e akuzoi Sarën se po luan me PM dhe nuk do ta lejojë ta bëj këtë gjë, pasi ai është vëllai i saj. Sara është prekur pas këtyre fjalëve dhe ka kërkuar të largohet nga shtëpia.

Kujtojmë se kur PM hyri në shtëpinë e Big Brother Vip, ishte Fifi ajo që e inkurajoi Sarën që t’i jepte një mundësi. Ajo i ka folur mirë Sarës për DJ PM dhe ka thënë se ai është tepër pozitiv. Ndërkohë, marrëdhënia mes Sarës dhe PM ka pasur luhatje të vazhdueshme dhe të dy deklaruan se nuk mund të ishin me njëri-tketrin, por gjërat duket se kanë ndryshuar pas puthjes në orët e para të mëngjesit. Mbetet për t’u parë nëse në shtëpinë e Big Brother Vip do të krijohet çifti i parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME