Categories Showbiz

Fustani ikonik i princeshës Diana del në ankand për rreth 320-380 mijë $

Fustani që princeshë Diana mbante veshur në ballon shtetërore të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë ka dalë në ankand në v lerën e rreth 320-380 mijë $. Kjo është edhe një nga veshjet ikonike të princeshës së ndjerë për Amerikën, e cila gjatë mbrëmjes vallëzoi edhe me aktorin John Travolta.Fustani i mbrëmjes që princeshë Diana mbante veshur kur vallëzoi me John Travoltën në darkën shtetërore që u mbajt në 1985 në Shtëpinë e Bardhë është nxjerrë në ankand në vlerën e 320-380 mijë dollarëve.

Fustani kadife në ngjyrë blu, në gjatësi deri poshtë gjurit, është një nga veshjet më të njohura të princeshës e cila ndërroi jetë në vitin 1997. Ky do të jetë një nga tre fustanet e nxjerra në ankand në Londër të quajtur  “Pasioni për modën”.

“Ishte hera e parë që Diana dhe Charles vizitonin Amrikën si çift, dhe ishte një moment I rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë. Ka pasur interes shumë të madh në Britani, por edhe nga Amerika sepse kjo është një nga veshjet ikonike të Dianës për Amerikën”, u shpreh drejtuesja e Ankandit Kerry Taylor. Ajo shpjegon se fustani është blerë në vitin 2013 për 2 600 $, nga një zotëri romantik, i cili ia bëri dhuratë bashkëshortes së tij. Pasi ka kaluar shumë vitë I mbyllur në garderobë, ata mendoi që ka ardhur momenti për të sjellë fustanin në vëmendjen e publikut.

Një javë më parë edhe aktoir, Travolta e ka sjellë në vëmendje vallëzimin e famshëm më princeshën duke u shprehur se ishte shumë nervoz atë mbrëmje. “Unë nuk e dija se do të kërceja me princeshën deri sa mbërrita atje, pasi ish Zonja e parë e Amerikës, Nancy Reagan nuk më kishte treguar se une od të isha princi I mbrëmjes”, u shpreh Travolta. Në ankand do të jenë edhe disa artikuj të tjerë të markave luksoze si Balenciaga, Versace, Chanel etj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

E ndaloi policia, Gisele Bündchen shpërthen në lot: Më përndjekin paparcët, nuk jetoj dot e qetë

Gisele Bündchen u ndalua nga policia në Surfside, Florida teksa përpiqej t’i shpëtonte një paparaci.…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ky mesazh i Gracianos i thotë të gjitha për marrëdhënien e tij me Argjirën!

Balerini Graciano Tagani i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh partneres së tij, Argjirës,…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME