Categories Showbiz

Genta Ismajli tregon si ia rrëmbeu zemrën biznesmeni që i bëri surprizë në urën e Bosforit

Genta Ismailin e njohim për stilin e saj, energjinë në skenë, ku çdo këngë e saj kthehet në hit. Ndonëse e shkëputur pak kohë nga muzika, këngëtarja Genta Ismajli ka publikuar vetëm pak ditë më parë klipin e saj më të fundit, i cili vjen si bashkëpunim me reperin e njohur Fero në titullin “Level Up”.

Së fundi këngëtarja në një intervistë për emisionin “Rudina” ka treguar edhe për lidhjen e saj rreth dy vjeçare me biznesmenin turk, Hysein Usta.

Rudina Magjistari: Unë e di që Usta është një biznesmen i suksesshëm me biznese në Turqi, me biznese në Zvicër. Si ta ka fituar zemrën, si ka ndodhur?

Genta Ismajli: Në fakt ishim në një restorant, pamë njëri-tjetrin, u pëlqyem si figurë, pastaj ma dhuroi një lule, me atë lule unë u dashurova edhe kështu ka lindur dashuria jonë.

Rudina Magjistari: Besoj se Usta do të konceptojë një moment shumë romantik sepse e ka treguar që është romantik. Ajo surpriza që të ka bërë në urën e Bosforit ka qenë vërtet shumë e bukur. Më trego pak si ndodhi?

Genta Ismajli: Po më thoshte që duhet të dukesh shume bukur sot, vishu mirë sepse do të ta bëj një surprizë, po mendoja se çfarë surprize, do më çojë në darkë dhe kaq. Kemi dalë nga makina dhe kam parë një jaht të madh, më tha hajde hyjmë në këtë jaht. Ishte surprizë shumë e bukur, u gëzova sepse më pëlqejnë jahtat shumë, kur kam hyrë brenda kam parë një tavolinë të mbushur me lule, me ushqim të mirë, me të gjitha të mirat e Zotit kishin qenë aty. Një surprizë tjetër ishte kur erdhi një çun duke luajtur me violinë, këngë shumë të bukura romantike. Pastaj surpriza tjetër ishte kur emir im shkruhej në urën e Bosfoit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME