Categories Showbiz

I jep fund martesës me diplomatin anglez, jeta e re e këngëtares Anjeza Shahini në Angli si nënë beqare

Në vitet 2000, Anjeza Shahini ishte në kulmin e karrierës së saj si artiste.

Këngëtarja shumë e dashur për publikun ka mbajtur me vite “fronin” si një ndër zërat më të pëlqyer, duke marrë vlerësime në kompeticionet shqiptare dhe jo vetëm. Por, jeta e këngëtares ndryshoi totalisht kur u martuar me diplomatin anglez Paul Edward Conolly.

Ishte dashuria që e largoi Anjezën nga vendi ynë, duke u shpërngulur në Angli, larg famës dhe larg angazhimeve të saj në muzikë. Në jetën e saj të re, si bashkëshorte, por edhe si nënë e Victorias, ajo preferoi të qëndronte edhe larg rrjeteve sociale.

Por, duket se një rikthim herë pas here atje bën. E tillë ka qenë edhe foto e fundit që ajo ka publikuar, duke na zbuluar edhe ndryshimin në “look” që ka bërë.

“Kohë pa u parë”, shkruan Anjeza krah fotos ku shfaqet me flokë të prera shkurt, të cilat i japin një pamje krejt tjetër.

E natyrisht që nuk kanë munguar as komentet për të, duke i vënë në dukje mungesën e gjatë që kishte bërë. Ndoshta, ky është vetëm hapi i parë i një rikthimi të Anjeza Shahinit, që publiku shqiptar pret ta shoh edhe në skenë, veç rrjeteve sociale.

Jo vetëm nga skena dhe muzika, por prej vitesh Shahini është larguar edhe nga Shqipëria ku ndërtoi jetën e saj të re me diplomatin anglez Paul Edward Conolly.

Në 2019, çifti u bënë prindër të një vajze, të cilën e quajtën Victoria. Lajmin për ardhjen në jetë të Victorias, Anjeza Shahini e ndau vetë me ndjekësit e saj të shumtë në rrjetet sociale ku edhe ka qenë mjaft aktive ato kohë.

Këngëtarja ndante mjaft momente nga jeta private. Por, papritur Anjeza bëri një shkëputje nga rrjetet sociale për rreth 3 vite, ku është rikthyer vetëm disa ditë më parë. Por, ajo që bie në sy te ky rikthim është me disa ndryshime të mëdha jo vetëm në “look”-un e saj, por edhe në jetën private.

Portali “Albeu” ka shkruar se këngëtarja mund të jetë ndarë nga bashkëshorti, pasi ka fshirë të gjitha fotot me të.

“Tashmë, në profilin e saj mungojnë fotot ku këngëtarja uronte partnerin për ditëlindjen, mungojnë gjithashtu edhe fotot familjare, si dhe fotot nga festa e 1- vjetorit të vajzës së tyre, ku Anjeza pozonte krah partnerit dhe zbuloi për herë të parë portretin e së bijës.

Në profilin e saj ndodhen vetëm fotot e martesës që ka ndodhur në vitin 2015, por Anjeza Shahini ka ndryshuar 2 javë më parë shkrimin në fotot e dasmës, duke lënë thjeshtë një përshkrim formal. Gjithashtu, edhe urimin për vitin e ri 2023, Shahini nuk e ka bërë me një kartolinë familjare siç e do zakoni, por me disa foto të saj vetëm”, ka shkruar portali, duke zbuluar kështu jetën e re të artistet shqiptare, këtë herë si nënë beqare.

Ishte pikërisht jeta në Angli që e ka larguar pak nga të performuarit në skenë. Martesa me diplomatin Paul Edward Conolly dhe ardhja në jetë e vajzës, e zhvendosi jetën e Anjezas në një tjetër plan, atë të nënës. Kështu, ndryshimet në planin personal i zunë vendin atij profesional

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

E ndaloi policia, Gisele Bündchen shpërthen në lot: Më përndjekin paparcët, nuk jetoj dot e qetë

Gisele Bündchen u ndalua nga policia në Surfside, Florida teksa përpiqej t’i shpëtonte një paparaci.…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ky mesazh i Gracianos i thotë të gjitha për marrëdhënien e tij me Argjirën!

Balerini Graciano Tagani i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh partneres së tij, Argjirës,…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME