Këngët u publikuan një ditë më parë në kanalin zyrtar të RTSH në Youtube dhe kënga e Arilenës titullohet “Shaj”. Pas publikimit ka reaguar vetë Arilena, në një postim në Instagram. “Shaj” për Arilenën nuk është thjeshtë muzikë, por ndjesi personale që i buron nga shpirti, ndërsa falënderon edhe ndjekësit e fansat e saj. “’SHAJ’ Nuk është vetëm një këngë, nuk është thjeshtë muzikë.. Por një ndjesi personale, me shpirtin tim brenda! FALEMINDERIT që me doni dhe nëse “SHAJ”, apo “MALLKOJ”.. Faleminderit”, shkruan Arilena.