Categories Showbiz

Kishte marrë vendim të mos bënte fëmijë, blogerja shqiptare bëhet nënë për herë të parë

Ka kaluar muajt më të bukur të jetës duke shijuar çdo moment dhe larg vëmendjes e kureshtjes së ndjekësve të saj, por ardhjen në jetë të fëmijës së parë Ersi Ngjela s’mund ta mbante vetëm për vete. Blogerja e njohur sot ka mirëpritur në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Noel. Në një status të gjatë dhe emocionues, Ersi ka ndarë me miqtë virtualë foton e parë të të birit, duke rrëfyer edhe se në fillim, ajo kishte marrë vendim që nuk do të bënte fëmijë, pas humbjes së të atit. Por, gjithçka ndryshoi rrugës pasi u bë hallë dhe ndjeu se ardhja në jetë e një fëmije ishte bekim… Tani që u bë nënë, dyfish bekim.

Dikur mami kishte marrë një vendim që nuk do bënte fëmijë. Kjo është historia e jetës, pasi mami humbi të atin, gjyshin tënd. Pastaj erdhi në jetë dielli i parë, motrushi yt, Vivien, energjia e së cilës rilindi dhe i dha kuptim tjetër halluckës. Luan ka qenë gjyshi, luan është motrushi, luan linde dhe ti. Shenja jote përfaqësohet nga energjia diellore, ajo energji që hëna ka pasur gjithmonë nevojë. Emri yt ka qenë shumë i vështirë për të marrë një vendim, por tani jam e bindur se ky emër të përshtatet më së miri.

Mësova se në gjuhën hebraike Zotit i thërrasin EL (god) inicialet e mamit dhe babit, krijuesve të tu. Në gjuhën greke ( λέων – leon/ mbrapsht noel) do të thotë luan. Në dhjetor, me këtë emër besimtarët festojnë rilindjen e Krishtit. Ndaj ti, diell i lindur më dt. 02.08.2020 ditë të diel, krijuar nga zoti (EL), shenja (leon)/ luan do të quhesh NOEL! (Ngjela-Olldashi-Ersi-Liri ). Zotat qofshin përkrah teje në rrugëtimin e ri të ndriçimit tënd. Qofsh një fëmijë i rrethuar vetëm me dashuri dhe mirësi. Jetofsh i lirë! Welcome!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

E ndaloi policia, Gisele Bündchen shpërthen në lot: Më përndjekin paparcët, nuk jetoj dot e qetë

Gisele Bündchen u ndalua nga policia në Surfside, Florida teksa përpiqej t’i shpëtonte një paparaci.…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ky mesazh i Gracianos i thotë të gjitha për marrëdhënien e tij me Argjirën!

Balerini Graciano Tagani i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh partneres së tij, Argjirës,…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME