Categories Showbiz

Kush ishte gjyshi i këngëtares Ava Max, aktori shqiptar që u nda nga jeta sot

Amanda Koçi, e njohur si Ava Max, është këngëtarja shqiptare e cila ka nisur karrierën e saj muzikore jashtë vendit. Ava, ka lindur në SHBA, ku prindërit e saj kishin shkuar nga Saranda, ndërsa tash po bën karrierë në Britani të Madhe, ku është zhvendosur bashkë me ta. Disa nga projektet e saj muzikore janë: ‘My Way’, ‘Sweet but Psycho’ etj. Ajo njihet edhe për bashkëpunimin e suksesshëm me Jason Derulon dhe Vice, në këngën ‘Make up’.

Sot, Ava ka ndarë me dhimbje një mesazh për ndarjen nga jeta të gjyshit të saj nga babai. “Sot dhe çdo ditë do nderoj gjyshin tim të mrekullueshëm, Dionis Koci. Sot ai ndërroi jetë ndërsa po flinte. Ndërsa po shkruaj këtë postim, zemra ime është copëtuar në miliona pjesë, por dua të ndaj këto fotografi të bukura të tij nga Shqipëria duke bërë atë që donte. Ai ishte humorist dhe aktor.

E dija që dashurinë time për skenën e kam marrë prej tij. Ai ishte shpirti më i çiltër, personi që gjithmonë të gëzonte, personi që do të hiqte bluzën për ta dhënë ty. Do ta kujtoj gjithmonë kështu gjyshin tim. Ti më dhe krahë për të performuar dhe qëndrove në jetë aq gjatë sa për të parë të publikohej albumi im.

E di që do të jesh në atë skenë me mua. Të dua” – shkruante sot Ava Max. Gjyshi i këngëtares ka interpretur te filmi i vitit 1961 ‘Debatik’. Dhionis Koçi luan pikërisht rolin e ushtarit italian të cilit Coli i çon breshka. Për ta kujtuar, shihni videon më poshtë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

E ndaloi policia, Gisele Bündchen shpërthen në lot: Më përndjekin paparcët, nuk jetoj dot e qetë

Gisele Bündchen u ndalua nga policia në Surfside, Florida teksa përpiqej t’i shpëtonte një paparaci.…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ky mesazh i Gracianos i thotë të gjitha për marrëdhënien e tij me Argjirën!

Balerini Graciano Tagani i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh partneres së tij, Argjirës,…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME