Categories Showbiz

Luftar Paja feston 79 vjetorin e lindjes

Artisti i madh shqiptar Luftar Paja feston ditën e sotme 79 vjetorin e lindjes.Aktor në shumë vepra dhe “Artisti i Popullit” prej më shumë se gjysëm shekulli ka qenë prezent në arenën artistike të vendit tonë, duke na dhuruar role që nuk do të harrohen kurrë. Paja ka lindur në fshatin Gorishovë të Mallakastrës më 1 dhjetor 1941. Që në moshë shumë të re ai u spikat për talentin, duke u aktivizuar në shfaqje të ndryshme rreth viteve ’50 në Patos e Fier.

Luftar Paja u emërua aktor profesionist në estradën e Fierit në vitin 1968, ku edhe ka dhënë për 20 vite kontribute të pashlyeshme për humorin shqiptar. Ai u angazhua në teatrin dramatik në vitin 1993, që koicidonte edhe me ardhjen e tij në Tiranë, ku u bë pjesë e Teatrit Kombëtar.

Ndër rolet më të spikatura të aktorit Luftar Paja janë: “Çobo Rrapushi me shokë” në rolin e Çobos. Në dramën “Vite të paharruara”, “Fytyra e dytë”. E në qindra e qindra komedi me një akt. Në vitin 1979 merr titullin “Artist i Merituar”. Luftar Paja ka marrë pjesë dhe në shumë filma artistik, ku ka spikatur me role në filma patriotik si “Këshilltarët”, “Guna përmbi tela”, “Nëntori i dytë”, “Gjeneral Gramafoni” apo edhe në filma me temë të asaj kohe si “Ëndrra për një karrige”, “Zëvendësi i grave” etj. Për kontribut cilësor është vlerësuar me tri çmime të para në konkurrime estradash, ndërsa në Festivalin e Humorit në maj të vitit 1996, që u zhvillua në Tiranë, u cilësua “Aktori më i mirë i karrierës”. I janë akorduar edhe medalja “Naim Frashëri”, titulli “Artist i Merituar”, në vitin 1979, titulli “Artist i Popullit”, në gusht të vitit 1991,ndërsa në vitin 2001 është shpallur qytetar nderi i Fierit. Në 31 maj të vitit 2005 atij i jepet titulli Nder i Qarkut Fier e shumë çmime e urdhra të tjerë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

E ndaloi policia, Gisele Bündchen shpërthen në lot: Më përndjekin paparcët, nuk jetoj dot e qetë

Gisele Bündchen u ndalua nga policia në Surfside, Florida teksa përpiqej t’i shpëtonte një paparaci.…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ky mesazh i Gracianos i thotë të gjitha për marrëdhënien e tij me Argjirën!

Balerini Graciano Tagani i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh partneres së tij, Argjirës,…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME