Showbiz

Mevlani me Ledjanën janë ende bashkë apo jo? Arjan Konomin nuk e mban më vendi dhe publikon videon që i “vë vulën” gjithçkaje

Para disa ditësh, Ledjana bëri një deklaratë të fortë duke u shprehur se nuk do të jetë më pjesë e “Për’puthen”.

“Largimi im nga emisioni nuk ka te beje as me Mevlanin e as me faktin qe ju kam genjyer gjithe keto kohe. Jam akuzuar 2 here ne ate program per martese te rreme pa asnje prove, ndaj kjo eshte nje pabesi qe me eshte bere.

Po ju them vetem dicka , kushdo qe vazhdon dhe me akuzon per burrin ne Belgjike dhe thote kam bomba per Ledjanen, betohem ne Zot se sot eshte dhe dite e shenjte se ka per ta paguar shtrenjte”, shkroi Ledjana në një postim.

Nga ana tjetër Mevlani u shpreh i zhgënjyer në emision për këtë vendim të Ledjanës dhe madje i bëri të gjithë të dyshonin se mes tyre kishte marrë çdo gjë fund.

“Kam komunikuar me Ledjanën vetëm me mesazhe. Thotë që është mërzitur, do kohë. Nuk e di me çfarë është mërzitur, ndoshta i janë grumbulluar të gjitha ngjarjet një nga një. Nuk e di për çfarë është mërzitur realisht. Unë kam qenë shumë i afruar me Ledjanën, i kam ndenjur shumë afër. Nuk e kam dashur kurrë këtë përfundim kaq të hidhur. Nuk dua ta quajë përfundim, por realiteti flet vetë, unë jam në studio, ajo nuk është. Unë për asnjë moment nuk kam luajtur me ndjenjat e Ledjanës dhe nuk e kam hedhur poshtë që ta meritoj këtë gjë. Nëse do ishte e sinqertë nga ana e Ledjanës, ajo duhej të ishte sot në studio që mos t’i lëmë gjërat varur, pezull. Dhe nëse do ishte dikush në vendin tim, do mendonte se ka diçka në këtë mes. Do ishte më mirë nga ana e saj të tregonte sinqeritet, nëse ka diçka”, tha Mevlani.

Por Ledjana dhe Mevlani kanë rregulluar raportet me njëri-tjetrin dhe duken njësoj të dashuruar si në ato takimet e tyre romantike. Sot dyshja janë takuar me opinionistin e “Për’puthen” Arjan Konomi dhe ky i fundit ka publikuar një video të Ledjanës e Mevlanit.

“Gjatë gjithë kësaj kohe në 9 muaj në Për’puthen shumë njerëz më kanë plasur shpirtin. Ama për dy veta ka plasur dhe zemra. Do thoni ju kush janë, ja shikojini pak aman, mavria është”, shprehet Arjani në video.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: