Categories Showbiz

Miqtë e Kiara Titos shpërthejnë të revoltuar ndaj Big Brother: Kanë zgjedhur artikujt që iu kanë interesuar

Si avantazh për liderin e shtëpisë, Kiarës iu dha e drejta për informacion nga jashtë. Asaj i’u tregua një klip me informacione për të, nga media të ndryshme. Kiara u ngarkua shumë dhe u mërzit nga ky informacion, ku mes të tjerash thuhej se miqtë e saj janë kundër lidhjes me Luizin.

Nisur nga kjo situatë kanë reaguar të revoltuar miqtë e moderatores. Sipas tyre, Kiarës i është përcjellë informacion i cënguar dhe vetëm negativ. “Jo njerëz jo, kanë zgjedhur artikujt e portaleve që ju kanë interesuar. Unë dhe Xheni Karamani, Liesa Haxhiasllani jemi shokët e vërtetë të Kiarës. Kush dreqin janë këto shokë? Ca individë që ftohen lart e poshtë për ca klikime? Cilët shokë janë këto të Kiarës o njerëz? Pse askush nuk nxjerr artikujt pozitivë? Pse jo intervistat e mia? Apo s’jam shoku i ngushtë? Apo s’jam shoku i ngushtë për klikime?”, ka shkruar Niko Komani.

Në tufën e informacioneve ishte përfshirë dhe një lajm për Klea Hutën. Moderatorja ka reaguar menjëherë.

“Kjo përmbledhje e shkurtër dhe cinike që për ty Kiara Tito duhet të ishte avantazh por të erdhi si rrufe në qiell të hapur. Ku janë titujt pozitivë dhe mbështetës dhe suportues që kanë bërë për ty të gjithë? Pashë veten në atë përmbledhje dhe të gjithë e dini që nuk ka lidhje fare me përmbledhjen negative që t’u transmetua. Dhe pastaj të bëjnë moral se duhet të vazhdosh përpara. Por asgjë nuk bënë veçse ushqyen cyber bullying ndaj teje. A sa bukur a”, ka shkruar Klea.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Tragjike\ Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi

Këtë të mërkurë, ka vdekur këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi. Kështu kanë konfirmuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Jennifer Aniston dhe arti i mosdjegies së urave: Në festën e saj ishin të gjithë ish-të dashur e ish-burra

Këtë e zbulon Reese Witherspoon, mikja e saj e pandarë. “Në festën e 50-vjetorit të Jennifer-it…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Gjesti kërkon të martohet me Eglin? Dasmë brenda shtëpisë së “Big Brother”!

Edicionit të “Big Brother Albania VIP 4”, ngadalë, po i vjen fundi. Katër finalistët e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Nuk e di si ndihem”, Egli Tako reagon pas largimit nga shtëpia e BBV: Kam një boshllëk…

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP, Egli Tako ka reaguar përmes një mesazhi…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dashuri e vërtetë? Kimi bashkohet me ish-in

Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë gati të takohen sërish, pas dy vjetësh që nga…

LEXO ME SHUME