Categories Showbiz

Moderatorja shqiptare infektohet me Covid, e kalon ditëlindjen e karantinuar dhe me temperaturë

Moderatorja Arjola Shehu feston sot ditëlindjen, por në kushte aspak të zakonshme. Ajo ka zbuluar se është infektuar me Covid-19 dhe se në vend që të festojë, i duhet të qëndroj e izoluar në shtëpinë e saj.

Arjola ka treguar se ka temperaturë, një nga shenjat më të zakonta të koronavirusit. Ajo shprehet se dita e sotme e bëri të kuptoj cilët janë me të vërtetë personat më të afërt dhe sa e rëndësishme është që t’i jemi mirënjohës çdo frymëmarrjeje.

“Sigurisht, kjo ditëlindje për mua është ndryshe… e mbyllur në shtëpi prej disa ditësh… me temperaturë dhe pa mundësi për të dal jashtë dhomës sime… por kjo kohë vetëm, të bën të kuptosh se çfarë vërtetë ka rëndësi, kush është pranë teje, sa e rëndësishme është të jemi mirënjohës për çdo frymëmarrje! Gëzuar për mua! Me covid, por me shumë dashuri…! Mezi pres të kthehem pranë jush!”, shkruan moderatorja.

Ajo nuk ka treguar detaje të tjera rreth infektimit, se ku mund ta ketë marrë virusin dhe sa kohë ka në këtë gjendje. Megjithatë dimë se Arjola ka rreth 1 javë që nuk është shfaqur në emisionin “Ditë e Re”, që e prezanton së bashku me Arjon Muçën. Në këtë ditë speciale moderatorja ka marrë mesazhe të shumta nga miqtë e saj, që midis të tjerave i urojnë shërim sa më të shpejtë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

E ndaloi policia, Gisele Bündchen shpërthen në lot: Më përndjekin paparcët, nuk jetoj dot e qetë

Gisele Bündchen u ndalua nga policia në Surfside, Florida teksa përpiqej t’i shpëtonte një paparaci.…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ky mesazh i Gracianos i thotë të gjitha për marrëdhënien e tij me Argjirën!

Balerini Graciano Tagani i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh partneres së tij, Argjirës,…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME