Categories Showbiz

Ndërron jetë anëtari i grupit legjendar italian “Ricchi e Poveri”

Franco Gatti, anëtari i grupit legjendar italian “Ricchi e Poveri”, ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare, në Genova. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët dhe anëtarët e tjerë të grupit të tij.

“Një pjesë e jetës sonë iku. Lamtumirë Franko”-thuhet në njoftim.

Franco ka lënë gruan dhe vajzën e tij. Ai ishte një nga katër anëtarët e grupit muzikor “Ricchi e Poveri”, i krijuar në 1967 dhe i riemërtuar nga Franco Califano sepse, siç tha ai, ata ishin “të pasur në ide, por të varfër në para”.

Pas një karriere të mbushur me suksese të mëdha ndërkombëtare, në vitin 2016 Franco Gatti u largua nga Ricchi e Poveri për t’iu përkushtuar më shumë familjes së tij, pasi humbën tragjikisht djalin e tyre.

“Një zgjedhje e thjeshtë jete”, tha ai, duke u uruar ende shumë suksese shokëve të tij.

Një vit pas braktisjes së tij, Angela dhe Angelo vendosën ta provonin aventurën si dyshe. Ribashkimi i madh, në skenën e Sanremos, me rikthimin triumfal të Frannos dhe Marinës ishte një goditje e shënuar nga menaxheri Danilo Mancuso dhe e shenjtëruar në skenën e teatrit Ariston da Amadeus në 2020, me rastin e 50-vjetorit të këngës ‘La prima cosa bella’.

Për Francon, rikthiminë Ariston ishte një lloj kompensimi artistik dhe moral, duke qenë se pikërisht në Sanremo, disa vite më parë, në vitin 2013, ai kishte marrë lajmin tragjik të vdekjes së papritur të djalit të tij Alessio. 23-vjeçari u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Nervi, në Genova. Në atë rrethanë Franko ishte detyruar të largohej nga Sanremo, ku duhej të performonte me Ricchi e Poveri dhe të merrte një çmim për karrierën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME