Categories Showbiz

Nga “Përputhen” në gjykatë! Dënohet me 6 muaj burg Arjon Luli pas konfliktit

Një nga ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Arjon Luli, që u përjashtua nga emisioni për shkak se postoi në rrjetet sociale një fotografi me Ana Lleshin, teksa kjo e fundit ishte në gjumë, është dënuar me 6 muaj burg. Ky vendim është marrrë nga Gjykata e Tiranës pasi Ana bëri një padi kundër Arjonit, i cili dukej se nuk ishte aspak i shqetësuar për veprimin që kishte bërë. E dëmtuara ka pretenduar se është shantazhuar nga Luli përmes një fotoje që ai ia kishte bërë asaj në banesën e tij, teksa ajo flinte gjumë.

Sipas dokumenteve në dosje, në denoncimin e bërë më datën 8 dhjetor të vitit 2020, Diana Lleshi ka kallëzuar se është njohur më Arjonin gjatë një emisioni dashurie., teksa deklaron më tej se një natë Arjoni ishte ndjerë pa qef dhe ka telefonuar Dianën, duke i kërkuar ndihmë për të ia sjelle disa ilaçe në banesë. Por sipas deklarimeve duke qënë se ishte orë e vonë, Diana Lleshi ka qëndruar atë natë në shtëpinë e Arjonit, ku ky i fundit i ka bërë një foto. Këtë imazh Arjoni e ka përdorur në formë shantazhi duke i kërkuar Dianës që nëse nuk vepron siç do ai, atëhërë fotoja do të publikohej.

Gjatë deklarimeve të dhëna pas denoncimit, Diana Lleshi ka prentenduar se për një përiudhë kohe gjatë pjesëmarrjes në emision, nuk kishte vendosur ta zgjidhte Arjonin në takime, çka e ka nervozuar këtë të fundit. Denoncuesja ka shpjeguar se edhe pse Arjoni e kërcënonte shpesh, ajo nuk i ka bërë kallzim pasi e preferonte, por pas publikimit të fotos e ajo i është drejtuar policisë, pasi për një përiudhë 7 mujore është ndjerë e shantazhuar dhe e kërcënua dhe për më tëpër është përjashtuar nga emisioni.

Më tej Diana Lleshi shton se prej postimit të fotos ka marrë mjekime me psikolog e po ashtu ka mbyllur edhe biznesin e saj. Dënimin me 6 muaj burg Arjon Luli e ka apeluar në gjykatën e Apelit, ku kërkon pafajësi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Më thanë se ngela shtatëzëne për të kopjuar Kiarën”, Sara Gjordeni tregon e prekur mallkimet e kërcënimet që ka marrë…

Sara në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Foto\ Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë një performance

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i kapësuar një incident gjatë performancës në skenën…

LEXO ME SHUME