Categories Showbiz

Njihuni me 30-vjeçaren Ajlin Alfredaj, tropojanja me 7 fëmijë që i ka lindur brenda 6 viteve dhe ka kryer dy fakultete

Një 30 vjeçare ka treguar historinë e saj të jashtëzakonshme e cila ka sjellë në jetë 7 fëmijë, ka kryer dy fakultete dhe mban disa pozicione profesionale të konsiderueshme për nga përgjegjësia. Kjo nuk e pengon që të rrisë 7 fëmijët duke qenë bashkëshorte dhe nënë.

Rudina Magjistari: Kemi plot gjëra për të folur sot me Ajlin, e para grua drejtuese e hipotekës në Tropojë dhe ndërkohë e angazhuar në shumë organizime dhe projekte të tjera. Fillimisht le të ndjekim insertin që kemi përgatitur:

Ajlin Alfredaj është 30 vjeç. Ka lindur në Tropojë, por kur ishte e vogël është zhvendosur së bashku me familjen në qytetin e Shkodrës, ku edhe është rritur. U rikthye sërish në Fierzë të Tropojës në vitin e fundit të shkollës së mesme. Pikërisht në atë periudhë Ajlin do të njihej dhe dashurohej me Alfredin djalin me të cilin do të krijonte familjen e saj të ëndrrave. Një djalë i ri në atë kohë, mësues i edukimit fizik dhe njëkohësisht drejtori i shkollës së mesme të qytezës së Fierzës.

U dashuruan dhe u martuan. Kanë 13 vite të martuar. Kur ishte 19 vjeçe, ishte shtatzënë për herë të parë. Ajlin zotëron dy diploma universitetesh, një në degën e Drejtësisë dhe një në fakultetin e edukimit fizik për mësuesi, disiplina Basketboll. Do të rikthehej sërish në Shkodër për studimet e larta dhe për të punuar(Shkodra është qyteti ku ajo dëshiron të jetojë). Në vitet 2010-2017- Shkodër ka punuar si konsulente ligjore tek IRSh në Gjykatën e Shkodrës.

Por për shkak të punës së Alfredit u rikthyen sërish në Tropojë, ku ai aktualisht punon si mësues i Edukimit fizik, nëndrejtor gjimnazi në Fierzë, në shkollën ku janë nxënës dhe fëmijët e tij, si dhe ka krijuar grupe futbolli të cilat i menaxhon dhe trajnon.

Ajlin, pasi ka punuar si juriste më parë, tani prej 1 viti është drejtuese e Agjensisë Shtetërore të Kadastrës.Gjithashtu është e angazhuar në pozicione të tjera si: Anëtare e Këshillit Bashkiak në Tropojë, Kryetare e Aleancës së Grave, Këshilltare e Qarkut Kukës dhe Anëtare e Kryesisë Kombëtare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Egla e zhgënjyer nga Heidi: Më ka lënduar, më nxori nga dhoma(Video)

Marrëdhënia mes Eglës dhe Heidit duket se është krisur. Dy banoret gjatë qëndrimit në shtëpinë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

VIDEO/ Një helikopter në Big Brother, hidhen 3 mijë karafila nga qielli për Romeon. Mesazhi nga Donaldi

Donald Veshaj, sot i ka kthyer dhuratën që mori para 3 vitesh në ”Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME