Mbrëmjen e sotme filloi Përputhen Prime, ndërsa të ftuar ishin Fatma Haxhialiu dhe Meridiani (ish-pjesëtar i Big Brother). Menjëherë sapo nisi emisioni, ata iu ‘vërsulën’ Almendit, duke i thënë se rri kot në emision.
Fatma tha: Disa rrinë kot këtu në emision, nuk bëjnë asgjë, si për shembull zotëria aty që ka shprehur pëlqim për Sindin. Je tipiku i njerëzve që nuk marrin jo për përgjigje, dhe je i bindur se meqë e pëlqen ti do të të pëlqejë dhe ajo. Kurse Almendi u përgjigj se ka vendosur të largohet nga Sindi dhe pëlqimi që ka për të. Ndërsa Meridiani ka thënë se Almendi është si pensionistët që pret edhe një javë. “Ke ardhur me mendjen nga shtëpia, se do nuse të virgjër”.