Showbiz

‘Përputhen +40’, Ndahet çifti i famshëm Stela dhe Çimi

Një nga çiftet e ‘Përputhen +40’ i ka dhënë fund historisë së tyre të dashurisë. Bëhet fjalë për Çimin dhe Stelën. Lajmin e ndarjes e ka dhënë vet Stela përmes disa postimeve në rrjetet sociale.

Ajo shkruan në një postim në “Instastory” se e ka marrë vesh për ndarjen kur ai ka hequr nga “Instagram”-i i tij fotot që kanë dalë bashkë. Stela tregon se ka ndodhur papritur dhe pa asnjë komunikim.

“Mbas muajsh me radhë të insistimit të Çimit, u deklarova sepse mendova se ishte i sinqertë në ndjenjat e tij. Papritur pa asnjë shkak dhe pas asnjë komunikim, ne nuk jemi më bashkë dhe këtë e mësova nga heqja e fotove në Instagram-in e tij. Ky ishte Çimi”, shkruan Stela në postimin e saj.

Ndahet çifti i famshëm i ‘Përputhen +40’,

Teksa poston një video nga studio kur kanë qenë në “Për’puthen”, ajo shkruan: “Kush e sheh Çimin në rrugë ju lutem mund ta pyesni”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: